1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Socializmi amerikanolatin në krizë

Lamtumirë nga ideologjitë e vjetra: Socializmi amerikanolatin i shekullit të 21-të po hyn ekonomikisht në një udhë pa krye. Borxhet në rritje dhe deficitet e bilancit tregtar po i vënë nën trysni qeveritë e atjeshme.

default

Ish presidenti i Venezuelës Hugo Chavez

Problemet ekonomike në rritje në Venezuelë, Ekuador, Argjentinë dhe Bolivi i kanë vënë nën presion qeveritë e majta populiste në Amerikën Latine. Në konkurrencën për simpatinë e të varfërve ka shpërthyer një garë mes socializmit, peronizmit dhe liberalizmit.

Sidomos në Venezuelë është ashpërsuar lufta politike për "socializmin e shekullit të 21-të" e ish presidentit të Venezuelës Hugo Chavez. Javën e kaluar në parlametin e Karakasit pati një përleshje mes anëtarëve të qeverisë dhe opozitës. Udhëheqësi i opozitës Henrique Capriles nuk e pranoi zgjedhjen e pasardhësit së Chavezit, Nikolas Maduro si president në 14 prill 2013 dhe paraqiti padi në Gjykatën Supreme të Venezuelës.

Trashëgimi e luftës së ftohtë

Nicolas Maduro Präsident Venezuela Amtseinführung

Nicolas Maduro - Presidenti i ri i Venezuelës

"Socializmi i shekullit të 21 është një fenomen anakronik, sepse nuk mund të përshtatet me sfidat e shekullit të 21-të, për shembull, me papunësinë masive dhe degradimin e mjedisit", thotë Virgílio Arraes, profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin e Brasílias. Në vitet 80 dhe 90-të shumë intelektualë në Amerikën Latine kërkonin një alternativë ndaj modelit neoliberal ekonomik. "Përpjekja ishte i nevojshme dhe e rëndësishme", thotë Arraes, "por ajo mbështetej në trashëgiminë e Luftës së Ftohtë, e cila atëherë ishte ende shumë prezente."

Kolegu i tij Thiago Galvão, profesor në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Brasílias, shkon edhe një hap më tej duke u bazuar në argumentet e sociologut të famshëm amerikan Immanuel Wallerstein. "Jo vetëm idealet socialiste janë zbehur", thotë ai. "Të tre ideologjitë e mëdha, liberalizmi, socializmi dhe konservatorizmi, po perëndojnë." Kjo shprehet në protestat e shumta në mbarë botën për liri politike, për të drejtat e pakicave dhe të lëvizjes Occupy.

Për krizën e socializmit së Amerikës Latine janë përgjegjëse kryesisht problemet ekonomike. Si Venezuela, Bolivia dhe Ekuadori janë të varura nga eksportet e lëndëve të para, si nafta dhe gazi. Programet sociale për reduktimin e varfërisë financohen nga të ardhurat e eksportit dhe në këtë mënyrë varen nga luhatjet e çmimeve në tregun botëror.


Konkurrencë me kishën

Argentinische Präsidentschaftskandidatin Christina Fernandez de Kirchner

Presidentja e Argjentinës, Christina Fernandez de Kirchner

Edhe Argjentina, e cila mbështetet në eksportin e produkteve bujqësore, të tilla si soja dhe mishi, vuan nga rritja e deficitit shtetëror, bilanci negativ tregtar dhe mungesa e bonitetit. Kur papa i ri argjentinas Francesko kujtoi pas zgjedhjes së tij në mars të këtij viti në detyrën e kishës për t'u angazhuar për të varfërit, presidentja e vendit Cristina Kirchner e pa veten të detyruar të mbronte politikën e saj. "Reduktimi i varfërisë nuk vjen nga mrekullitë, por rezultat i politikës tonë sociale," bëri të qartë ajo në shtypin argjentinas. Edhe për besnikërinë e saj ndaj Hugo Chavez-it ajo nuk lejoi të krijohet asnjë dyshim: Kreu i shtetit të Venezuelës, që ka ndërruar jetë, është ende shembull për to, po ashtu si bashkëshorti i saj, që nuk jeton më, Nestor Kirchne, tha ajo.

Sa kohë mund të vazhdohet politika sociale e financuar nga eksportet, varet jo vetëm në luhatjet e çmimeve të lëndëve të para në tregun botëror, por "edhe nga kapacitet e prodhimit të vendit përkatës", thotë eksperti Galvão. Në të tre vendet, Bolivi, Venezuelë dhe Ekuador nuk ka praktikisht industri vendase. "Pasuria e lëndëve të para nuk ka qenë përdorur për të ndërtuar një bazë industriale në vend", thotë Galvão.


Kredi nga Kina

Symbolbild EU Kolumbien Ecuador Peru

Foto simbolike: BE -Kolumbi- Ekuador -Peru

Deri tani në rradhë të parë Kina kontribuon në mënyrë indirekte në stabilizimin e vendeve socialiste të Andeve. Ajo është një nga konsumatorët më të mëdhenj të naftës nga Venezuela dhe Ekuadori, si dhe të lëndëve të para nga Bolivia. Si kompensim ajo ushqen me kredi këto vende, që ndodhen gati jashtë tregut të kapitalit. Financuesi i dytë i madh janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që blejnë 40 për qind të naftës venezueliane.

Nga perspektiva braziliane socializmi i Amerikës Latine po hyn ekonomikisht në një rrugë pa krye. "Ky është një rrënim i ngadaltë", mendon Antonio Carlos dos Santos, profesor i ekonomisë në universitetin katolik të Sao Paulos. Ai e arsyeton atë me rritjen ekonomike të vazhdueshme të Perusë. Bolivia, Ekuadori dhe Venezuela në tre vitet e fundit janë zhvilluar më pak se fqinji i tyre Peruja. "Pra, ka alternativa", është konkluzioni i ekspertit brazilian.