1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Socialistët reagojnë ndaj marrëveshjes PD-LSI

Akordi mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ngjallur reagime të ashpra tek Partia Socialiste.

Në foto kryetari i PS-së Edi Rama

Në foto kryetari i PS-së Edi Rama

Shefi i opozitës Edi Rama e përshkroi bashkimin mes Sali Berishës dhe Ilir Metës si "një pazar të neveritshëm".

Për Ramën, "Ilir Meta nxitoi të bëhet patericë e kryeministrit të rrëzuar". Sipas tij bashkimi PD -LSI është pjesë e politikës së vjetër që duhet eliminuar dhe ajo ka ndodhur " për shkak të një oreksi të pakontrolluar për pushtet dhe për kontroll mbi kanale interesash të drejtëpërdrejta finaciare".

Por menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga LSI, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Petrit Vasili. Ai iu drejtua Ramës që të administrojë me qetësi humbjen dhe të mos përdorë PS si mburojë për interesat e tij të brendshme personale dhe partiake.

"është momenti që Edi Rama të reflektojë për hartimin e një reforme të re zgjedhore, të thellë dhe të ndershme. Thellësisht të ndryshme nga ky Kod Zgjedhor i pandershëm, që sakrifikoi dhe përdhosi mijëra vota opozitare për hir të ambicies së papërmbajtur të Ramës për të fituar i vetëm", deklaroi Vasili.

Të dielën kryetari i LSI-së Ilir Meta deklaroi publikisht se kishte pranuar një ftesë të kryeministrit Sali Berisha për të nisur negociatat për bashkëqeverisje me PD-në pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 05.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IhQ2
  • Data 05.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IhQ2