1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Socialistët në Francë humbasin shumicën në senat

Kjo është një humbje tjetër për presidentin socialist të Francës François Hollande. Me zgjedhjet në senat opozita konservatore ka rifituar dhomën e sipërme.

Në zgjedhjet e senatit në Francë socialistët e presidentit François Hollande kanë pësuar humbje. Sipas rezultateve paraprake së paku 20 vende të partisë në pushtet në dhomën e lartë i mori partia opozitare konservatore UMP dhe grupimi më i vogël i qendrës së djathtë UDI. Kampi i djathtë arrin në 188 senatorë, që janë 13 më shumë se shumica absolute e 175 vendeve. Kështu që socialistët humbën shumicën në senat. Megjithatë kjo dhomë luan një rol dytësor në legjislacionin francez.

Pritej, që partitë e majta të humbisnin shumicën në senat, të cilën e patën fituar për herë të parë para tre vjetësh. Sepse opozita konservatore u forcua shumë nga zgjedhjet komunale në mars dhe këshillat komunalë kanë 95% të personave me të drejtë vote për të zgjedhur senatin. Gjyma e senatit francez zgjidhet çdo tre vjet nga e para.

Zgjedhja si matëse e opinionit

Në Asamblenë Kombëtare, që është kryesorja, socialistët vazhdojnë të kenë shumicën qeverisëse. Por për ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme shumica në të dy dhomat e parlamentit. Por në të njëjtën kohë rezultati i zgjedhjeve në senat, në të cilin rreth gjysma e 348 vendeve u ndryshuan, tregon se sa të papëlqyer janë Hollande dhe socialistët. Për këtë arsye humbja në senat mund të pengojë përpjekjet e qeverisë në Paris për një bërë ndryshime në buxhet.

Sukses për Frontin Nacional

Sukses mundi të arrijë partia e së djathës ekstreme Fronti National i Marine Le Pen, që fitoi për herë të parë dy vende në senat. Pas fitores së Front National në zgjedhjet evropiane në maj me 25% të votave Le Pen shprehu tani optimizëm edhe për zgjedhjet e ardhshme: "Ne kemi potencial të madh," tha ajo Politikani 26 vjeçar i FN David Rachline është senatori më i ri, që hyn në senat në historinë e republikës së pestë në Francë. Rachline u zgjodh në mars kryetar bashkie në qytetin Frejus në jug të Francës.