1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Socialistët francezë: Një kthesë historike

Për herë të parë që prej vitit 1958 partitë me orientim të majtë arritën të sigurojnë shumicën në senatin francez.

A view of the French Senate, in Paris, Friday, Oct. 22, 2010. The French Senate prepared to vote on a pension reform, after the government short-circuited a protracted debate. The Senate is near certain to approve the measure, which raises the minimum retirement age from 60 to 62 later Friday, despite months of strikes and protests that reached a climax of radical action and scattered clashes this week. (AP Photo/Jacques Brinon)

Senati francez

Socialistët, komunistët, të Gjelbërit dhe Partia e Majtë Radikale e moderuar do të kenë 177 vede nga 348 sa ka dhoma e lartë e Parlamentit francez.  Në këtë mënyrë shtatë muaj para zgjedhjeve parlamentare në Francë pushtetmbajtësi, Nikolas Sarkozy, pëson një goditje të rëndë politike. Votimi konsiderohet si një test i fundit i rëndësishëm para zgjedhjeve presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm.

Shumica e re në senat mund t'ia vështirësojë shumë punën presidentit Sarkozy në muajt e ardhshëm të qeverisjes.

ARCHIV - Schwere Schlappe für Frankreichs Staatschef Nicolas Sarkozy sieben Monate vor der nächsten Präsidentschaftswahl: Erstmals seit einem halben Jahrhundert errangen die oppositionellen Sozialisten nach eigenen Angaben die Mehrheit im Pariser Senat. Foto: Michael Kappeler dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Nikolas Sarkozy

Dhoma e lartë e Parlamentit mund të kthejë mbrapsht çdo votim të asamblesë kombëtare. Megjithatë kompetencat e dhomës së lartë të Parlamentit francez janë të kufizuara. Në rast se votimet dështojnë në senat atëherë fjalën e fundit prapëseprapë e ka asambleja kombëtare. Socialistët nga ana tjetër folën për një kthesë historike.

Senati francez nuk zgjidhet nga populli, por nga përfaqësuesit komunalë. Të dielën (25.09) në Francë ishin ftuar për të përcaktuar gjysmën e 348 senatorëve të rinj 72 000 përfaqësues të komunave.

Autor: Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani