1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Socialistë kudo që të hedhësh sytë në Francë

Për socialistët francezë është një fitore historike. Partia e presidentit tani ka edhe në Parlament shumicën absolute. François Hollande do të ketë nevojë për të për programin e tij reformues.

Francois Hollande entuziast

Francois Hollande entuziast

Presidenti i ri në pallatin Elize duhet të ketë marrë frymë lirisht të Dielën në mbrëmje. Njeriu, që ia dedikon presidencën faktit, që nuk është Nicolas Sarkozy, ka tani shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare, dhe një fuqi pushteti si askush nga homologët e tij evropianë. As lodhja e francezëve nga votimet, (pjesëmarrja 56 %), as lufta e turpshme e javës së kaluar mes bashkëshortes së Hollandes´, Valerie Trierweiler dhe paraardhëses së saj Ségolène Royal, nuk mundën ta frenonin kthesën.

Konservatorët për herë të parë në opozitë pas 10 vjetësh

Hollande ka tani "shumicën që mbështet presidentin", të cilën ai e ka dëshiruar nga francezët për mandatin e tij pesëvjecar. Me 300 kundër 207 vendeve në parlament, socialistët spostuan në bankën e opozitës UMP-në e Nicolas Sarkozy. Edhe rreziku nga e djathta u shmang. Radikalët e djathtë të frikshëm të Front National, të cilët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale arritën një rezultat rekord prej 18 %, dështuan nga sistemi zgjedhor francez, që u vështirëson rrugën për në parlament partive të vogla pa partner të fortë.

Megjithatë Front National hyn për herë të parë që prej vitit 1987 sërish në parlament me dy deputetë. Sipërmarrja familjare e Jean-Marie Le Pen nuk do të dërgojë në parlament kryetaren e partisë dhe vajzën e themeluesit të saj Marine, por mbesën e tij 22 vjeçare Marion, që është deputetja më e re dhe avokatin Gilbert Collard.

Angela Merkel dhe Francois Hollande

Angela Merkel dhe Francois Hollande

Hollande ka përgjegjësi

PS nuk ka vetëm postin gati mbretëror të presidentit dhe parlamentin. Pas fitoreve zgjedhore të pesë viteve të fundit, ajo ka edhe shumicën në senat, në qeveritë rajonale, kantonet dhe komunat kryesore të vendit. Ky rekord suksesi që nga zgjedhja e François Mitterrand në vitin 1981sjell me vete edhe presionin për të vepruar. Francezët duan të shohin tani vepra, thekson Renault Dély, kryeredaktor i revistës Nouvel Observateur.

Kjo seri e humbjeve të partisë konservatore ua ka dhënë të gjithë pushtetin socialistëve. “Për qeverinë dhe presidentin kjo do të thotë, se François Hollandes ka tani edhe më shumë përgjegjësi, për reformimin e vërtetë të vendit, mendon Dély. “Në qoftë se ai nuk e arrin këtë, atëherë ai pas 5 vjetësh, në fund të mandatit të tij, nuk mund të gjejë justifikim.”

Programi i reformave është si të thuash një ripërtëritje e përgjithshme e shtetit. Franca lufton kundër reduktimit të zhvillimit ekonomik, industria e saj është në apati, papunësia ka eksploduar në 10%, dhe borxhet janë shumë të larta. Presidenti ndodhet para sfidave të mbajë premtimin elektoral dhe të paraqesë në vitin 2017 një buxhet të ekuilibruar.

Për Merkelin situata vështirësohet

Për shkurtimet e medha, që janë të nevojshme, atij nuk do t'i nevojiten kompromise me të Gjelbrit dhe radikalët e Majtë. Një forcë pushteti, që për shumë është arsye për shqetësim: "Ku do të jenë kundërpeshat në javët dhe vitet e ardhshme?", pyet eseisti Eric Brunet. "Sot duhet shtruar seriozisht pyetja e kundërpeshave. Sindikatat nuk kanë për të qenë. E as shtypi.“

Pika e parë në planin e reformave të kreut të shtetit do ta çojë atë në Bruksel dhe Berlin. Hollande, i cili javën e kaluar themeloi me kryeministrin e Italisë Mario Monti "Boshtin e zhvillimit Paris-Rom", do t'i hyjë me vrull të ri punës së kryesuesit të vendeve të jugut për shpëtimin e euros. Angela Merkel duhet të bëhet gati për rezistencë nga partneri më i rëndësishëm në Evropë kundër politikave gjermane të kursimit. Më shumë se kurrë ai përmend tani konceptin e tij të rritjes ekonomike. Sipas një njoftimi gazete, Hollande do të japë 120 miliardë euro, për të rritur koniunkturën në Evropë.

Autor: Carolin Lohrenz/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi