1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Socialdemokratët gjermanë e ata që e kuptojnë Rusinë

Disa politikanë të Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) shprehen se i kuptijnë veprimet e Rusisë në Ukrainë. Me këtë vazhdon tradita e afinitetit rus. Por kjo traditë nuk i bind të gjithë.

"Aneksimi i Krimesë duhet të rregullohet më pas brenda së drejtës ndërkombëtare, me qëllim që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët" - ka thënë kryeministri i landit të Brandenburgut, Matthias Platzeck (SPD) në një intervistë. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të zemëruara jashtë radhëve socialdemokrate, brenda tyre për tundje koke. Ata e interpretojnë këtë citat si një legalizim të aneksimit rus të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Në emisionin e njohur në Gjermani "Günther Jauch", Platzeck, aktualisht kryetar i Forumit Gjermano-Ruso deklaroi se është keqkuptuar. "Jam përpjekur të formuloj në një fjali një problematikë. E kam thënë disa herë ndryshe më parë, po ashtu edhe një duzinë herë ndryshë. Kjo fjali ishte e dendësuar dhe të çon në përfundime të gabuara.

E gjitha një keqkuptim, tha Matthias Platzek

E gjitha një keqkuptim, tha Matthias Platzek

Publiku i këtij emisioni duket se u mjaftua me sqarimet e politikanit socialdemokrat. Platzeck mori një duartrokitje të gjata. Ndoshta sepse megjithë pakënaqësinë, publiku vlerësoi apologjinë e Platzeck për ballafaqim me aneksimin e Krimesë? Kështu së paku e analizoi "Frankfurter Rundschau". Kryeartikulli i kësaj gazete "Ata që kuptojnë Rusinë sundojnë".

Në këtë titullim gjen edhe një nëntekst. Hamendësimin se shumë gjermanë kanë një farë mirëkuptimi për pozicionet ruse, sikur edhe të pjesshëm. Nëse ky vlerësim qëndron, atëherë politikanët socialdemokratë janë përfaqësues të një mënyrë të menduari shumë të përhapur.

Përqafim në Shën Petersburg

Qëndrimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është "edhe i kuptueshëm", është shprehur në mars të këtij viti ish kancelari, Helmut Schmidt (SPD). Kolegu i partisë së tij, Gerhard Schröder, po ashtu një ish-kancelar nuk dëshiron të shprehet publikisht për politikën e mikut të tij. "Unë i qëndroj asaj që dua ta kuptoj Rusinë, njerëzit e këtij vendi dhe udhëheqjen politike", tha ai në fillim të tetorit. "Unë nuk turpërohem për këtë, përkundrazi, jam krenar" Në prill të këtij viti, Schröder festoi 70-vjetorin e lindjes me Putinin në Shën Petersburg. Pamjet e përqafimit të përzemërt shkaktuan debate të mëdha. Edhe një politika tjetër bën pjesë tek ata që e përshëndesin këtë gjest: Egon Bahr, ish-politikan socialdemokrat, i njohur si strategu i politikës së lindjes, së bashku me kancelarin e atëhershëm socialdemokrat, Willy Brandt. "Për këtë festë të vonuar ne vetëm mund të jemi të kënaqur", citohet Bahr.

Ndryshime përmes afrimit: Willy Brandt dhe Egon Bahr

Ndryshime përmes afrimit: Willy Brandt dhe Egon Bahr

Si shumë politikanë drejtues socialdemokratë, si Platzeck ashtu edhe Schröder bëjnë pjesë tek "Gjenerata W-Willy", gjenerata e ish-kancelarit Brandt. Formimi i tyre politik u krye në vitet, kur Brandt dhe Bahr zhvilluan politikën e Lindjes të Republikës Federale duke i dhënë asaj një orientim të ri nga viti 1969. "Tranformim përmes afrimit" -ishte motoja e Willy Brandt dhe Egon Bahr. Pas saj qëndron bindja se me përfaqësuesit e shteteve të ndryshme duhet të vazhdojë dialogu, edhe kur nuk je dakord me politikën e tyre. Kjo vlente në vitet 60-të, në kulmin e Luftës së Ftohtë, e sidomos lidhet me epokën e Bashkimit Sovjetik. Brandt und Bahr ofruan një alternative tjetër nga ajo e kancelarit gjerman Konrad Adenauar, i cili qeverisi deri në vitin 1963. Adenauar dyshonte se Bashkimi Sovjetik kishte "qëllime hegjemoniste botërore".

"Vend i mizorisë dhe barbarisë"

Brandt dhe Bahr u distancuan edhe nga pozicionet e mëparshme të SPD-së. Kështu August Bebel (1840-1913), njëri nga themeluesit e socialdemokracisë gjermane e kishte cilësuar në vitin 1891, Rusinë e atëhershme cariste si një "vend të mizorisë dhe barbarisë", dhe "armik të kulturës njerëzore". Me këtë pozicion ai nuk ishte i vetëm tek Partia Socialdemokrate. Edhe pas revolucionit rus në vitin 1917, historiani Peter Brandt shkruan se në "të gjthë shoqërinë, nga konservatorët deri tek socialdemokratët, pa harruar kishën e krishterë, sundon një qëndrim refuzues kundër 'kaosit dhe terrorit'". Bolshevizmi barazohet me barbarinë politike.

Kaos dhe terror- Revolucioni i Tetorit në Rusi

"Kaos dhe terror"- Revolucioni i Tetorit në Rusi

Disidentët e "Gjeneratës W"

Brandt dhe Bahr dolën kundër këtij qëndrimi. E qëndrimi i tyre ndikoi tek shumë politikanë të sotëm të SPD-s, edhe pse jo tek të gjithë. ëolfgang Clement, ministër i Ekonomisë nën Gerhard Schröderin nga viti 2022-2005 e sheh Putinin në mënyrë më të diferencuar. "Tagesspiegel" e pasqyqon qëndrimin e Clement në këtë mënyrë: "Ka dy Putinë, ai që është i hapur për Perëndimin, që e admiron atë, dhe do të jetë pjesë e këtij komuniteti. Por ka edhe një Putin tjetër, nr 2, dhe ky Putin, thotë Clement është i mbyllur për argumentat e perëndimit. Sepse ai ndjek një politikë rusomadhe."

Me këtë qëndrim Clement nuk është i vetëm. "Po qe se do ta ndash në vija të trasha, politikanët e rinj nuk tregojnë shumë mirëkuptim për Rusinë, krahasuar me pasardhësit e tyre", shkruan Süddeutsche Zeitung". Ata që kuptojnë Rusinë gjenden më shpesh në radhët socialdemokrate, por kjo nuk do të thotë që çdo politikan socialdemokrat është i gatshëm të kuptojë Putinin. Sidomos kur ky të kuptuar ka të bëjë me pranimin pa kritikë të politikës ruse ndaj Ukrainës.