1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Socialdemokratët “gati për të drejtuar” Berlinin

“Ne duam qeverinë.” Ky ishte mesazhi i liderit të partisë Social Demokrate Sigmar Gabriel pas konferencës tre ditore të partisë në Berlin. Qëllimi i Social Demokratëve ishte të shfaqeshin të vendosur dhe të besueshëm.

Socialdemokratët në Kongres, 2011

Socialdemokratët në Kongres, 2011

Social Demokratët (SPD) duan të marrin drejtimin e qendrës e majtë. Ky është pozicioni nga i cili ata shpresojnë për të fituar përsëri pushtetin brenda dy viteve. Dhe kjo është ajo që kreu i partisë Sigmar Gabriel e bëri të qartë në një konferencë tre-ditore të partisë në Berlin, e cila përfundoi të martën. Së bashku me të Gjelbrit, Social Demokratët duan t'i japin fund qeverisjes së koalicionit aktual të qendrës së djathtë në zgjedhjet parlamentare në vjeshtën e vitit 2013. Në një fjalim të gjallë, Gabriel, i cili u rizgjodh të hënën si kryetar i partisë me një dieferencë të madhe votash, tha se partia do të përpiqet të rikthejë shpresën dhe drejtësinë sociale në Gjermani.

Një lider i fortë

Gabriel ka mbajtur postin e kryetarit të partisë që prej vitit 2009, kur ai mori votëbesmin e anëtarëve të partisë në një konferencë në Dresden pas performancës katastrofike në zgjedhjet kombëtare. Partia më e vjetër në Gjermani, e njohuhur si “Aunty SPD”, mori vetëm 23 përqind të votive, çka ishte rezultati më i keq i arritur ndonjëherë në nivel kombëtar. Gabriel u përball më një detyrë të vështirë per të rikthyer votuesit e së majtës. Mbi të gjitha ai duhet të fliste me ata që ishin larguar nga SPD pas reformave në tregun e punës nën udhëheqjen e Gerhard Schröder në vitet 1990.

Frank-Walter Steinmeier në Berlin

Frank-Walter Steinmeier në Berlin

Dy vite më vonë, partia duket se është shëruar disi nën udhëheqjen e Gabriel. Sondazhet tregojnë se ajo përkrahet nga rreth 30 përqind e votuesve në nivel kombëtar. Por kjo shifër është ende larg kulmit të tyre si partia e njerëzve të vërtetë. Vlen të theksohet se tendenca është drejtuar për lart dhe SPD ishte e vendosur të shfaqej me vetëbesim, optimiste dhe mbi të gjitha e bashkuar në konferencën e këtij viti.

Ata madje aritën të bënin publik edhe një argument në lidhje me politikat tatimore. Disa anëtarë të partisë së majtë propozuan një taksë prej 53 për qind ose “taksa e të pasurve” për ata që fitojnë mbi 125.000 euro në vit. Liderët e partisë deklaruan se ishin kundër planeve të tilla dhe propozuan që rritja e taksave të bëhet në mënyrë të moderuar. Në fund të diskutimeve u arrit kompromisi se kjo taksë duhet të jetë nga 42 deri deri në 49 përqind. Gjithashtu u propozua që kompesimi nga taksat e paguara të rritet nga 25 në 32 përqind.

Tre kandidatë për kryeminsitër

Por pavarësisht përpjekjes për të paraqitur një parti të harmonizuar, pakënaqësitë janë në rritje në radhët e partisë. Është ende e paqartë se kush duhet të udhëheqë partinë, kur fushata zgjedhore nis pas reth 18 muajsh. Për momentin në garë janë tre kandidatë. Krahas liderit të Sigmar Gabriel, është ish-ministri i Jashtëm dhe kreu aktual i grupit parlamentar, Frank-Walter Steinmeier, dhe ish-ministri i Financave, Peer Steinbrück. Ashtu si Steinbrück dhe Steinmeier kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për konferencën dhe të dy mbajtën fjalimet e shumëpritura.

Mbi të gjitha pritej fjalimi i Steinbrück i planifikuar për ditën e fundit të konferencës, fjalim që ishte pritur me padurim nga 500 delegatë dhe gazetarë të shumtë. Por komentet e tij mbi financat dhe politikat tatimore u pritën vetëm me duartrokitje normale. Ish ministri i financave, i cili është në krahun e më konservatore dhe liberal ekonomikisht të SPD, nuk mundi të mbante asnjë post, por ai vazhdimisht merr rezultate të mira në sondazhet dhe kandidaturën e tij mbështet ish-kancelari Helmut Schmidt.

Kongresi i SPD, 2011

Kongresi i SPD, 2011

Gjyshi i social demokratëve

Schmidt, "njeriu shumë i vjetër," ashtu si ai e përshkruan veten, është parë në Gjermani si një burrë plak par excellence. Njerëzit lexojnë artikujt e tij në gazetën javore Die Zeit dhe dëgjojnë se çfarë thotë ai. Ai tashmë është gati 93 vjeç dhe është një nga të ftuarit më të dashur në talk-show të ndyshëm në televizionet gjermane. Schmidt shihet si një autoritet politik që qëndron mbi partitë politike. Kur ai u shfaq në konferencën e partisë SPD të Dielën, edhe para se ajo të çelej, arriti të mbushte me entuziazëm delegatët.

Kishin kaluar 13 vjet që kur Schmidt kishte folur për herë të fundit në një konferencë të SPD dhe ai zgjodhi per të mos folur për politikat e partisë. Në fjalimin reflektues dhe plot pasion ai foli për Europën dhe paralajmëroi se Gjermania nuk duhet të izolojë veten nga pjesa tjetër e BE-së.

Author: Bettina Marx/ Amarildo Topi

Redaktoi: Aida Cama