1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Soçi - një vend feston vetveten

Egjipti shumë i rrezikshëm, me Turqinë mosmarrëveshje, Tajlanda shumë e shtrenjtë: miliona rusë kanë zbuluar si alternativë pushimesh Soçin- alternativa e re për rusët.

Ski, snowboard dhe pista të shpejta - ky është Sochi në Rusinë jugore. Më shumë se 100 kilometra pista të përkryera, teleferikë modernë kabllo, borë plot dhe ajër i pastër - në mes të klimës subtropikale të Detit të Zi. Kështu e reklamon veten rajoni. Dhe - që nga sulmet ndaj turistët rusë jashtë vendit dhe rënies së rubla - Soçi është alternativa për rusët.

“Nuk e mendoja se pas Austrisë do të më pëlqente tani Soçi!” - thotë një pushuese. “Unë jam rus. Dhe pas sulmeve në Egjipt kam frikë tani. Turqit, na qëllojnë avionët dhe nuk na duan ne rusëve. Prandaj dëfrejmë këtu.” - shton një tjetër.

Qyteti në brigjet e Detit të Zi ndjell me detin dhe romantikën sportive dimërore. Kërkesa për fluturime në Soçi është rritur me 80 për qind. Që tani, objektet sportive dimërore e Lojrave Olimpike 2014 janë shitur dhe kërkesat vazhdojnë, si për arsye politike dhe për shkak të krizës së rublës. Banorët e stresuar dhe të pasur të qyteteve të mëdha janë klientela kryesore. Por vetëm pistat nuk mjaftojnë. Të mira duhet të jenë dhe infrastruktura dhe çmimet. Dhe këtu ka probleme.

Mijëra banesa dhe apartamente, të ndërtuara për pjesëmarrësit e Lojërave Olimpike presin për t'u shitur ose për qiramarrës. Po ashtu ka dhe mijëra dhoma hoteli. Por shumica e hoteleve u ndërtuan shpejt e shpejt, brenda disa muajve, për Olimpiadën Dimërore 2014. Një vit më vonë, fasadat janë duke u rrënuar dhe shumë ndërtesa janë tashmë në restaurim.

Soçi konsiderohet si flamur i Rusisë së re dhe pyetjet kritike janë të padëshirueshme. “Në rast se na krahasojnë me vende të tjera skish në Evropë, duhet thënë se ne bëjmë pjesë në kategorinë e lartë. Madje thuajse nuk ka zona të tjera skish në Evropë, që mund të konkurrojnë me ne.” - thotë me krenari drejtori i pistës së skive Rosa Khutor, Sergeji Bahin.

Por Larisa Akhanowa, nga agjencia turistike Tez Tour thotë: “Vetëm maksimalisht 25% e klientëve tanë duan të bëjnë pushime në jug të Rusisë. Të gjithë të tjerët duan të shkojnë në Egjipt apo Turqi.” Hotelet e Soçit të ndriçuara bukur në darkë, të kujtojnë Kitzbühel-in në Austri apo Zermatt-in në Zvicër dhe u krijojnë rusëve të etur për dëfrim përshtypjen se janë në mes të Alpeve. Après-Ski me pop-starë vendas nga Moska, që këndojnë para ca qindra turistësh. Jo shumë për sezonin kryesor. Kjo lidhet me çmimet që shpesh janë më të larta se në Evropë. Për shumicën e rusëve Soçi është tepër i shtrenjtë - pavarësisht patriotizmit.

Soçi është sot një vend që feston vetveten – me madhështi dhe patriotizëm. Por kur një ditë Rusia të kuptohet përsëri më mirë me pjesën tjetër të botës – party mund të mbarojë shpejt dhe të rinisë diku tjetër. Në Zermatt apo Kitzbühel.