1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Snowden mes azilit dhe amnistisë

Çfarë do të ndodhë pas një viti azil të Snowden në Rusi? Ai është duke negociuar për kthim. Ish-punonjësi i NSA shpreson tek amnistia por duke u nisur nga situata aktule duket e vështirë

Duke parë situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Rusisë, çështja Snowden nuk ishte planifikuar të ishte një nga çështjet më të rëndësishme që duhej të merrej Presidenti amerikan Barack Obama. Jo realist duket edhe dorëzimi i tij nga atuoritet ruse apo kthimi i tij në mënyrë vullnetare, por politikanët në Uashington diskutojnë gjithmonë për këto dy mundësi. Sëfundmi edhe Ministri i Drejtësisë së Gjermanisë Heiko Maas ka këshilluar ish punonjësin e NSA të bisedojë me qeverinë Amerikane për një rikthim të mundshëm të tij. Snowden ka deklarur se nuk do të kalojë jetën në një azil.

Por një marrveshje duket larg. "Unë them kurrë mos thuaj kurrë. Por mendoj se është ekstremisht e pamundur që Snowden të kthehet në Shtetet e Bashkuara", tha në një intervistë për DW eksperti i shërbimeve sekrete Ken Gude nga Center for American Progress. Të njëjtën gjë mendon edhe anëtari i Kongresit Charlie Dent, "që ai të kthehet me vullnetin e tij në SHBA kam dyshimet e mia, gjithashtu edhe se Qeveria do të negociojë me të."

Charlie Dent

Charlie Dent në bisedë me DW

Bisedime me Qeverinë e Obamas

Ndërsa Gude thotë të kundërtën, sipas tij në fillim të vitit kanë nisur bisedime serioze të Qeverisë me Snowden. "Në SHBA diksutojmë se nëse Snoëden duhet të falet në mënyrë që ai të kthehet", thotë Gude. Edhe vetë NSA ka deklaruar se është e interesuar në bisedimet me Snowden.

Edhe pse është e qartë se Snowden i ka publikuar prej kohësh pjesën më të madhe të dokumentave, për NSA do të ishte e rëndësishme të dinte se çfarë ka shpërndarë ai thotë Gude. "Këtë informacion mund ta marrin vetëm gjatë bisedimeve mes Snowden dhe Qeverisë amerikane. Por parimisht nuk ka një pozicion të fortë dhe është pothuajse e pamundur që të amnistohet."

Për momentin Snowden ndodhet në Rusi. Para disa javësh ai bëri një kërkesë për zgjatjen e statusit të azilantit. Më 31 korrik skadon leja aktuale e qendrimit, por të gjithë janë të sigurtë se ai do të marrë një përgjigje pozitive.

Republikanët kërkojnë më shumë presion nga Obama

Antari i Kongresit Charlie Dent gjatë intervistës për DW thotë se Obama duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Rusisë. "Edward Snowden duhet t'i dorëzohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga dëshmia e tij, SHBA do të turpërohej dhe poshtërohej, mbi të gjitha para Gjermanisë", thotë Dent. "Por shumë i rëndësishëm është edhe fakti se Snowden ka dhënë shumë informacione për fuqinë tonë ushtarkae dhe ka vënë në rrezik ushtarët tanë në gjithë botën."

Edward Snowden Videokonferenz

Edward Snowden gjatë një videkonference

Snowden nga ana e tij ka hedhur gjithmonë poshtë kthimin në rast se ai nuk amnistohet. Nëse Obama do të arrinte një marrveshje bujare me Snowden do të shihej si një dobësi politike e tij. Por sërish duhet të kalohen vështirësi ligjore.

"Nëse ndaj ai do të ndiqet apo jo penalisht, varet nga ekzekutivi amerikan", shpjegon Gude nga Center for American Progress. Ministri i Drejtësisë duhet të marrë një vendim për këtë çështje dhe natyrisht edhe Presidenti luan një rol të rëndësishëm. Sipas tij vetëm falja nga Presidenti do të ishte zgjidhje për Snowden, sepse sipas ligjeve amerikane nëse një qeveri pasardhëse vendos se ai do të ndiqet penalisht, atëherë ashtu veprohet. Duke gjykuar nga situata aktuale një falje nga Obama në këtë moment duket jo-realiste.

Vëmendja e mediave

Në mediat amerikane debati për Snowden nuk është aq i pranishëm sa në mediat gjermane, ku ai dhe përgjimet e NSA janë prej kohësh në titujt kryesorë. Kongresmeni Dent, i cili kujdeset për marrdhëniet me Gjermaninë, nuk e do një gjë të tillë: Indiferenca për një partner të rëndësishëm. "Iraku u pushtua, në Siri njerëzit po vriten me njëri-tjetrin, avioni malajzian u qëllua dhe në kufijtë tanë vijnë mijra fëmijë jetimë. Jo se amerikanët nuk janë të interesuar për temën e NSA, por ka patur edhe zhvillime të tjera."

Por Snoëden e kupton se duhet të flasë shpesh. Dëshimtë e tij të fundit janë publikuar në periudha të ndryshme kohore nga Washington Post, britanikja Guardian ose revista gjermane Der Spiegel. Dëshmi që janë ripublikuar më pas edhe nga mediat amerikane. "Para disa javësh u zbulua se ishte përgjuar kreu i Myslimanëve në SHBA", thotë Gude. Kjo zgjoi interes të madh. Ndërsa para disa ditësh në një intervistë për Guardian, Snowden tha se kolegët e rinj në NSA dërgonin fotografi tek njëri-tjetri se si bënin kontrolle tek trafiku i emaileve.