1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sllovenia frenon anëtarsimin e Kroacisë në BE

Mosmarrëveshjet shumëvjeçare për Ljubjlanska Banka kanë shtuar tensionet mes të Kroacisë dhe Sllovenisë. Zagrebi druhet se Lubjana mund ta vonojë anëtarsimin e Kroacisë në BE.

FILE - In this Friday, June 10, 2011 file photo, Croatian and the EU flag are seen on Croatia's parliament building at Zagreb's St. Mark square. Croatia signed an EU accession treaty last year and is set to become a member in July 2013, if the Croats say Yes in the referendum and all of the bloc's 27 states later ratify the deal. (AP Photo/Darko Bandic, File)

EU Kroatien EU-Gipfel hat den Weg für einen Kroatien Beitritt 2013 frei gemacht

Qëkurse Kroacia ka dorëzuar zyrtarisht gati para dhjetë vitesh kërkesën për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, janë shfaqur vazhdimisht pengesa të reja. Disa nga problemet krijoheshin nga vet nga kroatët - për shembull, mungesa e bashkëpunimit të Kroacisë me Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Hagë. Por tani ka vendosur një kusht Sllovenia fqinje: zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë për 'Ljubljanska Banka' dhe borxhet e saj ndaj depozituesve kroatë.

'Ljubljanska Banka' dhe borxhet

Si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 u shkatërrua edhe sistemi i përbashkët bankar jugosllav. Banka Ljubljanska me seli në Slloveni u deklarua nga qeveria sllovene e paaftë për të kryer pagesa. Shumë klientë privat humbën kursimet e tyre. Një pjesë të borxhit të 'Ljubljanska Banka' ndaj kreditorëve kroatë - gjithsej 278 milionë euro, atëherë i pati marrë përsipër qeveria kroate. Përmes dy bankave kroate ajo u ka paguar paratë në vitin 1993 ish-klientëve të 'Ljublanska Banka'.

Qeveria kroate ka autorizuar të dy bankat që të kërkojnë nga Sllovenia përmes gjykatave rikthimin e këtyre fondeve. Por Sllovenia kërkon nga qeveria në Zagreb, që t'u marrë përsëri autorizimet këtyre dy bankave. Në këtë mënyrë këto 278 milionë do të ishin pjesë e procesit të shpërndarjes së papërfunduar ende të trashëgimisë së Jugosllavisë së dikurshme dhe jo ngarkesë e drejtpërdrejt për buxhetin slloven, i cili gjithësesi aktualisht është në gjendje të vështirë.

Se si do të jetë fundi i kompromisit ende nuk mund ta parashikojë askush. Të dyja palët kanë pohuar se mund të ketë një zgjidhje. Por koha nuk pret: pa kapërcimin e mosmarrëveshjes për bankën sllovene, parlamenti në Lubjanë nuk është i gatshëm ta ratifikojë traktatin e pranimit të Kroacisë. Kështu vihet në pikëpyetje data e anëtarësimit të Kroacisë e parashikuar për më 1 korrik të këtij viti.

Blick auf das slowenische Parlament in Ljubljana am 12.06.2011. Slowenien und Kroatien sind einen langen Weg vom Kommunismus über den Nationalismus bis zur Demokratie gegangen. Vor 20 Jahren spalteten sich beide Länder von Jugoslawien ab, verteidigten ihre Unabhängigkeit gegen das serbische Militär und legten den Grundstein für ihre Erfolgsgeschichten. Foto: Thomas Brey dpa (zu dpa-Text am 22.06.2011)

Parlamenti i Sllovenisë, Lubjanë

Çështje e brendshme e Sllovenisë

Procesi i anëtarësimit të Kroacisë në BE është vonuar edhe në të kaluarën për shkak të konflikteve me Slloveninë. Në vitin 2010 Sllovenia bllokoi bisedimet e mëtejshme midis Kroacisë dhe Brukselit për shkak se nuk ishin qartësuar ligjërisht kufijtë mes dy vendeve në Gjirin e Piranit. Para këtij konflikti për vijën kufitare kishte pasur edhe një mosmarrëveshje tjetër slloveno-kroate për krijimin e një zone ekonomike në Gjirin e Piranit. Për shkak se ky vendim i njëanshëm i Kroacisë nuk u pa me sy të mirë as në Itali, ai u tërhoq shpejt nga parlamenti kroat.

Menschen stehen am Mittwoch (08.08.2007) vor dem Sabor, dem kroatischen Parlament in der kroatischen Hauptstadt Zagreb. Foto: Marijan Murat +++(c) dpa - Report+++

Parlament i Kroaciës, Zagreb

Sjellja e Sllovenisë gjatë viteve të fundit është parë si negative edhe nga politikanët evropianë. "Është plotësisht e papranueshme që me çështje të tilla dypalëshe të bllokohet procesi i zgjerimit", thotë Elmar Brok, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, në një intervistë për DW. Për përshkallëzimin e konfliktit për 'Ljublanska Banka' ai thotë se ka të bëjë edhe me gjendjen e brendshme politike në Slloveni. Sipas një raporti kritik të agjencisë sllovene anti-korrupsion, qeveria e kryeministrit Janez Jansha ka humbur shumicën në parlament, kështu që ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme. "Kështu që është gjithmonë joshëse që në kohë parazgjedhore të përshkallëzohen çështje, të cilat në kohë të tjera mund të zgjidhen normalisht", tha politikani kristaidemokrat (CDU) Elmar Brok.

Lufta për titullin "Urë lidhëse mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor"

Përveç kësaj Sllovenia ka interes që të jetë si vendi i vetëm i ish-Jugosllavisë, anëtar i Bashkimit Evropian, mendon analsti Denis Romac nga e përditshmja kroate Novi List: "Nuk bëhet fjalë vetëm për simbolikën por edhe për përfitime konkrete ekonomike. Sllovenia ishte si të thuash porta e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Lubjana ka përfituar shumë nga kjo. Tani ky rol fitimprurës merret nga Kroacia dhe kjo është një humbje për Slloveninë."

Në fakt politikanët kroatë që nga fillimi i negociatave me BE-në e kanë theksuar qartë rolin e vendit të tyre si një "urë lidhëse midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor." Ndoshta pak më shumë dhe me zë më të lartë nga sa kanë dëshiruar politikanët në Lubjanë, thotë Romac. Por sipas pikëpamjes së BE-së, Sllovenia e ka humbur këtë rol pikërisht me politikën e saj irracionale ndaj Kroacisë.