1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Skepticizëm para bisedimeve me Iranin

BE ndërmerr një nismë të re për bisedime në konfliktin atomik me Iranin. Bisedime gjashtëpalëshe duhet të rifillojnë sërish u bë e ditur të Martën në Bruksel.

Catherine Ashton

Catherine Ashton

Prej një viti pothuajse mbizotëron heshtje mes Brukselit dhe Teheranit. Konflikti atomik  në këtë periudhë është rritur shumë. Udhëheqja iraniane vazhdimisht informon për përparime të reja në programin e saj bërthamor. BE vendosi sanksione dhe qeveria izraelite ndërkaq nuk e përjashton më një sulm ushtarak kundër Iranit. Tani duhet të ketë një inciativë të re për bisedime me Iranin, thotë ministri i jashtëm gjerman Westerwelle: "Ne kemi besim  se një zgjidhje diplomatike është e mundur në qoftë se Irani është i gatshëm për t'u kthyer në bisedimet politike serioze dhe thelbësore“.

Por pikërisht kjo është në diskutim. Sepse shpesh udhëheqja iraniane ka luajtur me kohën. Ajo nuk lë inspektorët atomikë në vend. Ndërkohë në botë ajo prezanton centralet e reja bërthamore. Ajo ka bërë të mundur që të dështojë çdo bisedim dhe është pak e interesuar për arritjen e një kompromisi. Shefja e diplomacisë europiane, Catherine Ashton ka shpresa që këtë herë do të jetë ndryshe. Por ajo nuk mund të jetë shumë e sigurtë.

Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

Izraeli jo në një linjë me SHBA-në dhe Europën

"Ne shpresojmë që tani ne të hyjmë  me Iranin  në një dialog të qëndrueshëm dhe konstruktiv, ku do të trajtojmë shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të programit atomik iranian. Ne do të vendosim në ditët e ardhshme vendin dhe planin e bisedimeve“. Ndërkohë që BE dhe SHBA pavarësisht të gjitha dyshimeve, besojnë në një zgjidhjeje diplomatike, qeveria izraelite në javët e fundit në mënyrë verbale vazhdimisht ka folur për armatim të mëtejshëm dhe ka theksuar se ajo është e gatshme për një sulm ushtarak  në qoftë se Teherani nuk ndryshon.

Guido Westerwelle paralajmëroi për rrezikun  në çdo rast  të një dështimi të bisedimeve, edhe për rrezikun e armatosjes me armë bërthamore të Iranit. „Ky jo vetëm do të ishte një kërcënim i madh i gjendjes së sigurisë në rajon, por edhe një destabilizim i madh i arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare. Kjo do të ishte sikur ne të pajtoheshim që të fillonte një garë e armatimeve bërthamore në një situatë shumë të rrezikshme dhe në një rajon shumë të brishtë". Negociatat e reja me Iranin duhet të fillojnë më së vonti në fund të Marsit.

Autor: Agj/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 07.03.2012
  • Fjalët kyç iran, be, shba
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14GME
  • Data 07.03.2012
  • Fjalët kyç iran, be, shba
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14GME