1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandali për qumështin pluhur përhapet edhe në vende të tjera të Azisë Juglindore

Christoph Prössl4 Tetor 2008

Skandali i qumështit pluhur po përhapet gjithnjë e më shumë në vende të Azisë juglindore. Ministria filipinase e shëndetësisë ka publikuar emrat e firmave, prodhimet e të cilave përmbajnë melaminë.

https://p.dw.com/p/FU4v
Një bebe e sëmurë nga qumështi pluhur me përmbajtje melamine në Kinë
Një bebe e sëmurë nga qumështi pluhur me përmbajtje melamine në KinëFotografi: AP

Singapur - para një dyqani. Në metropolin botëror jetojnë shumë kinezë dhe nëpër dyqane shiten shumë prodhime kineze. Një burrë del me dy qese nga dyqani. E pyesim se a ka frikë që qumështi që ka blerë mund të ketë përbërje melamine:


"Jo, unë nuk blej qumësht kinez. Prodhuesi im është nga Singapuri".


Një tjetër tund kokën dhe sqaron se gjithçka është e dyshimtë. Një grua e pranon se është e shqetësuar.


Pasiguria është ende e pranishme - përkundër ndalimit të importit të produkteve të qumështit nga Kina përmes të cilit Singapuri dëshiron të mbroj popullatën e tij. Importuesëve tani iu kanë mbetur në derë mallërat e blera para marrjes së vendimit për ndalim. Disa firma ndërkohë kanë filluar me zhdukjen e produkteve kineze. Sipas tyre kushton shumë shtrenjtë që mallërat e blera të deponohen dhe të priten rezultatet laboratorike.


Skandali i qumështit po zgjerohet - pas Singapurit tani janë prekur edhe Filipinet. Ministria filipinase e shëndetësisë ka provuar 30 produkte qumështi. Në dy prej tyre është gjetur përmbajtje melamine. Në një konferencë shtypi sekretari i shtetit Francisko Duque bëri publik emrat e prodhuesëve:


"Ato do të hetohen më tutje, për shkak se dëmtojnë shëndetin e fëmijëve dhe të të rriturëve por poashtu dëmtojnë edhe industrinë".


Qeveria filipinase nuk ka testuar vetëm qumështin kinez por edhe mallëra të tjera të importit. Edhe në Tailandë autoritetet po hetojnë mostrat e rreth 100 tonëve qumështi pluhur. Ky qumësht është bllokuar në një port detar. Një firmë deshi që këtë qumësht ta kthej sërish në Kinë. Por ajo u ndalua nga Ministria e Shëndetësisë. Së pari duhet të vërtetohet që pluhuri nuk përmban melaminë. Rezultatet e analizave priten të dalin gjatë ditëve të ardhshme.


Në Filipine Organizata për mbrojtjen e kafshëve Peta shfrytëzoi pasigurinë e disa konsumatorëve dhe reklamoi qumështin e Sojës. Aktivistë të veshur si babadimër dhuruan në Manila prova të këtijqumështi. Një zëdhënëse tha:


"Ne duam që njerëzitë ta kuptojnë se është shumë e thjeshtë për të shmangur melaminën nëse pijnë qumësht soje. Eshtë jologjike që ne të pijmë qumësht lope. Njeriu është qenia e vetme që pinë qumësht në moshën e rritur dhe atë qumështin e një qeine tjetër të gjallë".


Ndërkohë shumë vende të botës kanë ndërprerë importimin e qumështit nga Kina.