1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandali me organet e dhuruara dhe pasojat

Marco Müller/ Aida Cama7 Gusht 2012

Në Gjermani organet e dhuruara ndahen strikt sipas kritereve mjekësore. Të paktën kështu duhet të ishte. Një skandal me organet e dhuruara ka treguar, se sistemi aktual nuk është perfekt.

https://p.dw.com/p/15kl1
ARCHIV - Eine Mitarbeiterin der Deutschen Stiftung für Organtransplantation in Neu Isenburg (Kreis Offenbach) trägt am 18.02.2005 eine spezielle Kühlbox für Spenderorgane. Nach den Organspende-Skandalen in Göttingen und Regensburg soll sich ein runder Tisch unter Führung des Sozialministeriums mit der Lage im Südwesten beschäftigen. Die Runde solle klären, was aus den Fällen in Niedersachsen und Bayern gelernt werden könne. Foto: Frank May dpa/lsw (Zu lsw Thema des Tages: «Sozialministerium will runden Tisch zu Organspenden» vom 03.08.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: Fotolia

Një mjek gjerman ka bërë Zotin duke marrë vendime për pacientët e tij, që megjithëse më pak të sëmurë se pacientët e tjerë, të privilegjohen gjatë dhënies së organeve duke marrë kështu shancin për të jetuar. Prokuroria është duke hetuar nëse kjo ka bërë që pacientë të tjerë të mos e marrin këtë shanc dhe të humbasin jetën.

Gjermania është një vend i industrializuar, në të cilin gjithçka është e rregulluar me ligj. Njerëzit, pavarësisht nëse janë të varfër apo të pasur, të famshëm apo të zakonshëm, duhet të trajtohen njësoj nëse bëhet fjalë për marrjen e organeve të dhuruara. Prandaj skandali që ka plasur me transplantacionet ka shkaktuar shok të vërtetë. Çdo ditë politikanë, mjekë dhe eskpertë të mjekësisë thonë fjalën e tyre duke shpjeguar se sistemi aktual nuk mund të funksionojë më.

Mjeku dhe lista

ARCHIV - Eine Mitarbeiterin der Deutschen Stiftung für Organtransplantation in Neu Isenburg (Kreis Offenbach) trägt am 18.02.2005 eine spezielle Kühlbox für Spenderorgane. Nach den Organspende-Skandalen in Göttingen und Regensburg soll sich ein runder Tisch unter Führung des Sozialministeriums mit der Lage im Südwesten beschäftigen. Die Runde solle klären, was aus den Fällen in Niedersachsen und Bayern gelernt werden könne. Foto: Frank May dpa/lsw (Zu lsw Thema des Tages: «Sozialministerium will runden Tisch zu Organspenden» vom 03.08.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur dikush në Gjermani ka nevojë për një organ, atëherë mjekët që e trajtojnë mbledhin të gjitha analizat mjekësore dhe ia dërgojnë në Hollandë Fondacionit Eurotransplant, i cili është përgjegjës për ndërmjetësimin e organeve. Në bazë të analizave emri i pacientit futet në një listë pritesë. Kush ka nevojë urgjente për një organ vendoset në krye të listës, shumë më përpara se dikush tjetër i cili nuk ndodhet në gjendje aq akute. Eurotransplant përpilon listat e pritjes për Gjermaninë, Hollandën, Belgjikën, Luksemburgun, Austrinë, Slloveninë dhe Kroacinë. Mjekët që trajtojnë pacientët nuk mund të ushtrojnë ndikim mbi listën, për vendin që zenë në radhë pacientët e tyre.

Por figura qendrore e këtij skandali ka ndikuar për vendet në listë. Ish kryemjeku i Klinikës Universitare në Regensburg ka fallsifikuar nga viti 2004 deri më 2006 të dhënat e më shumë se 20 pacientëve, në mënyrë që ata të vendosen në krye të radhës për të marrë mëlçi për transplatacion. Në vitin 2005 ai ka vendosur pacientë jordanezë në listën e radhës së pacientëve evropianë. Një mëlçi është transplatuar në Jordani. Në atë kohë prokuroria ka kryer hetime. Por në fund ka marrë vendimin se sjellja e mjekut nuk ka qenë e dënueshme, por mund të ketë qenë në kundravajtje me rregullat. Klinika ashpërsoi pas kësaj linjën e saj të rregullave.

ARCHIV  - In der Klinik für Urologie am Universitätsklinikum Jena wird am 15.11.2007 bei einer Operation einem Spender eine Niere entnommen, die für eine Transplantation vorgesehen ist. Vor der Abstimmung zur Organspende-Reform gibt es Widerstand bei Grünen und Linken gegen eines der zwei zu beschließenden Gesetze. Betroffen ist die geplante Änderung des Transplantationsgesetzes. Foto: Jan-Peter Kasper dpa (zu dpa vom 24.05.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në vitin 2008 mjeku kaloi në Klinikën Univesitare të Gëtingenit, ku mendohet po ashtu që të ketë fallsifikuar të dhënat e 20 pacientëve. Ndërkohë ai është shkarkuar nga detyra. Kundër tij janë duke u zhvilluar hetime nën akuzën e vrasjes. Hetimet kanë përfshirë edhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tij, sepse mendohet që të jetë e pamundur që veç kryemjekut të mos ketë ditur kërkush tjetër për manipulimet e bëra.

Çdo ditë vdesin njerëz nga mungesa e organeve

Në Gjermani ka mungesë organesh të dhuruara. 12 mijë vetë presin aktualisht për dhurim organesh. Vitin e kaluar u kryen vetëm 4 mijë transplatancione. "Përditë në Gjermani tre vetë që ndodhen në listën e pritjes, humbasin jetën sepse organet nuk janë në dispozicion në momentin e duhur", shpjegon Profesor Günter Kirste, anëtar i bordit mjekësor në Fondacionin e transplantacionit të organeve (DSO), në bisedë me Deutschen Welle-en. DSO organizon procedurën që nga regjistrimi i një dhuruesi potencial, dhënia e analizave Eurotransplant-it deri në dorëzimin e organit në qendrën e transplantacionit.

Mediziner mit Kühlbehälter mit darin enthaltenem menschlichen Organ auf dem Weg in den Operationssaal. Copyright: DW-TV
Fotografi: DW

Në skandalin aktual bëhet fjalë për transplantacionin e mëlçive. Günter Kirste shpjegon si zhvillohet regjistrimi tek Eurotransplant-ti për këtë organ: "Një mjek i një qendre transplantacioni njofton atje për pacientin e tij dhe dërgon vlerat laboratorike. Vlerat laboratorike vlerësohen duke llogaritur një koeficient. Sa më i madh të jetë ky koeficient aq më lart vendoset pacienti në listën pritëse. A mund të manipulohet ky sistem kaq thjeshtë?

Titel: Organspende Bildbeschreibung: Das Gestzt zum Organspende wurde 2002 im Iran verabschiedet. Es gibt schon eine Organspendenausweis, aber zusäzlich müssen die Verwandten erstengrads ihre zustimmung erteilen. Die Familien der 96% der Hirntoten weigern eine Organspende. Es bedarf viel Kulturarbeit. Hier Willenserklärung zum Organspende. Stichwörter: Iran, Organspende, Medizin, Gesundheit
Fotografi: FARS

Profesor Jan Gummert është drejtor i Klinikës për kirurgjinë toraks dhe kardiovaskulare si dhe diabetin në Bad Oeynhausen, qendrën më të madhe të transplantimit të zemrës në Evropë. Ai e shikon me sy kritik këtë sistem: "Me sa di unë, në rastin e mëlçisë luajnë rol vetëm disa vlera laboratorike për të përcaktuar sa emergjente është një rast, prandaj është mbase shumë e thjeshtë për të bërë manipulime."

Të mësohet nga zemrat?

Çdo vit në Gjermani transplantohen rreth 350 zemra, prej tyre 80 në Qendrën e zemrës dhe diabetit në

Bad Oeynhausen. Kur duhet të përcaktohet sa emergjente është transplantimi i zemrës për një pacient, atëherë duhet të mblidhen katër mjekë për të dhënë vlerësimet. Profesor Jan Gummert shpjegon, se për këtë duhen bërë shumë analiza laboratorike, një kontroll me ultratinguj si dhe një analizë katheter, në mënyrë që të nxirret një rezultat. Në fund kryemjeku bën edhe një herë kontrollin e të gjithë të dhënave. Pra nëse do të bëhej një manipulim ai do të duhej të kalonte nëpërmjet pesë mjekëve.

Po kjo nuk ndodh kudo. As kontrolli nëpërmjet një mjeku tjetër nuk bëhet kudo, prandaj Günter Kirste mendon se nuk është mirë kur kontrolli bëhet nga mjekët pjesëmarrës. "Unë mendoj se do të ishte më mirë që kontrolli të bëhej nga një organ i pavarur nga mjekësia, por një specialist do të duhet të bëjë konfirmimet shtesë," thotë Kirste nga Fondacioni i transplantimit të organeve.