1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Skandali i qumështit pluhur në Kinë

Përmasat e vërteta të skandalit me ushqimet në Kinë nuk janë zbuluar ende krejtësisht. Por sa më shumë informacione jep Pekini, aq më tronditëse paraqitet situata. Rreth 6.244 fëmijë janë sëmurur me gurë në veshka.

Fëmijë i sëmurë nga qumështi në spital në Lanzhou

Fëmijë i sëmurë nga qumështi në spital në Lanzhou

Shefi i agjensisië shtetërore për kontrollin e ushqimeve, Li Changjian, shprehu shqetësim, kur njoftoi në konferencën e shtypit, se një e pesta e të gjitha sipërmarrjeve, që prodhojnë produkte qumështi, shesin ushqim për bebe me përbërje melamine. "Ka 175 prodhues qumështi në Kinë, ndër ta 109, që prodhojnë ushqim për bebe. Këto ndërmarrje i kemi kontrolluar, pasi u bë e ditur lidhja në mes të pluhurit të qumështit të kontaminuar dhe shtimit të numrit të sëmundjeve të veshkave. Siç rezultuam nga kontrolli, në 22 prodhues të produkteve ushqimore për bebe, të cilat mund të gjesh melaninë. Të prekura janë dhe prodhimet e eksportit. Kështu firmat Yashili nga Guangdong dhe Suokang nga Qingdao kanë eksportuar qumësht pluhur për në Bangladesh, Burma, Burundi, Yemen dhe Gabun. Të dy sipërmarrjet i kanë tërhequr ndërkohë produktet e tyre."

Tre bebe kanë vdekur

Sipas njoftimeve zyrtare që prej muajit maj tre bebe kanë vdekur në provincën Gansu nga gurët në veshka, pasiqë janë ushqyer me qumësht pluhur të markës Sanlu. Ka të ngjarë që numri i sëmundjeve të rritet ndjeshëm. Dhjetëramijëra prindër janë dyndur ditët e fundit në spitale për të kontrolluar fëmijët e tyre tek mjekët. Sipas njoftimeve të fundit shqetësimi tek popullsia është rritur. Shumë prindër nuk dinë se çfarë t´u japin për të ngrënë fëmijëve të tyre.

Spital në Wuhan, Kina qëndrore - 16 shtator 2008

Spital në Wuhan, Kina qëndrore - 16 shtator 2008

Kushdo që ka cënuar rregullat do të ndiqet ligjërisht

Qeveria kineze u përpoq, që të ringjallë besimin e popullsisë, duke ndërmarrë një aksion të gjërë. "Ne do të shqyrtojmë, nëse dikush prej zyrës së kontrollit të ushqimeve është përgjegjës për këtë. Kushdo që ka cënuar rregullat, është korruptuar apo ka shkelur ligjin do të ndiqet ligjërisht dhe fort. Ne do ta përmirësojmë sistemin e kontrollit ushqimor dhe do të zgjerojmë mbikqyrjen e produzentenve, sidomos të prodhuesit të qumështit, me qëllim që të garantojmë sigurinë e ushqimeve. "

Skandali u zbulua shumë vonë

Ashtu si në raste të ngjashme në të kaluarën edhe ky skandal u zbulua shumë vonë. Partneri Joint-Venture neozelandez i grupit Sanlu kishte bërë gjoja presion tek partneri kinez, një sipërmarrje shtetërore kineze nga provinca Hebei. Së fundi qeveria neozelandeze informoi Pekinin dhe arriti në këtë mënyrë, që pluhuri qumësht i dëmtuar të mblidhet përsëri në mbarë vendin, më shumë se katër muaj pas vdekjes së fëmijës së parë me gurë në veshka.

  • Data 17.09.2008
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJjT
  • Data 17.09.2008
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJjT