1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Skandali i plehrave shqiptare në Kroaci: Drini dhe Buna shkaktarë?

Qeveria e Tiranës ka filluar inspektimet për të zbuluar shkaqet e mbërritjes së sasive të mëdha të mbeturinave nga Shqipëria në brigjet jugore të Kroacisë, të favorizuara nga reshjet intensive të shiut.

default

Plehrat mbeten problem në rrugët e Shqipërisë

Janë etiketat në shqip ato që kanë zbuluar përkatësinë nacionale të sasisë së madhe të mbetjeve plastike dhe hedhurinave të tjera që kanë mbërritur në brigjet jugore të Kroacisë. Një zinzhir shkak- pasojë ka sjellë skandalin e pushtimit nga plehrat shqiptare të brigjeve jugore të Kroacisë në detin Adriatik.

Ermal Dizdari, këshilltar për marrëdhëniet me median në Ministrinë e Mjedisit thotë për programin shqip të DW: ” Në Shqipëri është i njohur tanimë fakti shumë shqetësues i hedhjes së mbeturinave në grykëderdhjet dhe brigjet e lumenjve”.

Albanien Kroatien Müll Lavdosh Ferruni

Lavdosh Ferruni nga lëvizja ambientaliste

Inspektim mbi zonat nga ku plehrat shqiptare janë nisur drejt bregdetit kroat

Prurjet e jashtëzakonshme të lumenjve gjatë këtyre ditëve prej reshjeve të mëdha të shiut i kanë çuar mbeturinat në det, që andej rrymat detare i kanë nxjerrë në brigjet kroate. Kjo e ka shndërruar faktin e njohur në Shqipëri të hedhjes së lloj- lloj mbeturinave në grykat e lumenjve në një katastrofë mjedisore në brigjet kroate.

Megjithatë autoritetet e Ministrisë së Mjedisit kanë filluar të inspektojnë dhe monitorojnë situatën për të zbuluar gjithë zinzhirin shkak-pasojë. “Kemi angazhuar të gjitha strukturat e monitorimit dhe të inspektimit për të gjetur shkaqet që sollën zhvendosjen e këtyre mbeturinave dhe sidomos të zbulojmë se nga cilat zona të Shqipërisë ato janë nisur drejt bregdetit kroat. Ndërkohë presim bashkëpunimin dhe kontaktet e mëtejshme me strukturat e linjës në Kroaci” thotë Ermal Dizdari.

Por më mirë sesa strukturat e linjës në Kroaci shkaqet që sollën këtë situatë alarmante i njohin ambientalistët, ata që përpiqen të ndryshojnë situatën e vështirë në Shqipëri lidhur me plehrat.

Lavdosh Ferruni është një nga drejtuesit e lëvizjes ambientaliste në Shqipëri. “Ndotja e bregdetit kroat vjen në këtë rast nga mbetjet e grumbulluara në bregdetin shqiptar, kryesisht nga lumi Drin dhe Buna, qe janë prurësit kryesorë të ndotjeve. Për fat të keq ne nuk kemi një sistem menaxhimi për të shmangur ndotjen e bregdetit shqiptar nga plehrat, sidomos në dimër kur ka periudha reshjesh intensive."

Frauen, Baden, Strand

Ndotja e Adriatikut - temë mjaft e diskutuar në Kroaci

Për Ferrunin ky është një fenomen i zakonshëm që ndodh në bregdetin shqiptar dhe kombinimi me erërat e Jugut në këtë sezon, i ka zhvendosur ato me shpejtësi drejt bregdetit kroat.

Sanksione ndërkombëtare për Shqipërinë

Kombinimi i reshjeve të shiut me erëra jo të Jugut, si në rastin e Kroacisë, por erëra që fryjnë në drejtime të tjera mund të çojnë plehrat shqiptare gjatë dimrit në brigjet e Italisë, të Greqisë apo Malit të Zi. Rasti i Kroacisë thotë ambientalisti Ferruni, duhet të jetë një këmbanë alarmi për qeverinë e Tiranës që ajo të nisë urgjentisht menaxhimin e mbeturinave. " Për Shqipërinë duhet të ketë sanksione për rastin e ndotjes së brigjeve kroate qoftë në nivel ndërkombëtar , qoftë në nivel bilateral” thekson Lavdosh Ferruni.

Import plehrash europiane nga Shqipëria?!

Por përballë mundësisë së sanksioneve në Shqipëri ka një situatë që për lëvizjen ambientaliste dhe shoqërinë civile është paradoksale: miratimi i ligjit nga maxhoranca e djathtë për importin e plehrave nga vendet e BE kur Shqipëria nuk është në gjendje të menaxhojë plehrat dhe mbeturinat e veta.

Asaj i mungon kuadri ligjor sipas standarteve të BE-së dhe po kështu infrastruktura fizike. Lëvizja ambientaliste e Shqipërisë ka filluar protestat për anullimin e ligjit. “Importi i mbetjeve është një ndërrmarrje shumë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të parikuperueshme për Shqipërinë. Për më tepër që menaxhim i keq i mbetjeve nga Europa në fazën e riciklimit mund të krijiojë ndotje mbi ndotje, gjë që mund të përkeqësojë situatën”, parashikon Z.Ferruni.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QIrc
  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QIrc