1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Skandali i përgjimeve në Telekomin Gjerman - Takim në Ministrinë e Brendshme

Skandali i përgjimeve të brendëshme në Telekomin Gjerman ka shkatuar indinjatë në opinion. Politika është disi më e rezervuar sa u përket kërkesave për forcimin e mbrojtjes së të dhënave.

default

Ndërmarrja e Telekomit para pak kohësh pranoi, se janë shqyrtuar të dhënat lidhur mbi kontaktet e këshillave mbikqyrëse me gazetarët, për të gjetur burimin e nxjerrjes së informacioneve konfidenciale. Por kjo aferë përgjimi është vetëm një "rast flagrant", kështu deklaruan përfaqësues të drejtorive të degës së telekomunikacionit të hënën (2.6.) në Berlin gjatë një takimi në ministrinë e brendëshme. Siguri absolute nuk do të ketë asnjëherë, për këtë ishin të një mendimi të gjithë pjesëmarrësit në takim. Ministri i brendshëm Wolfgang Schäuble nuk mori pjesë në takim. Sipas një zëdhënësje ai është takuar vetëm dhjetë minuta me shefin e Telekomit René Obermann. Përmbajtja e bisedës nuk u bë publike. Sa i përket përmbajtjes së bisedës së përfaqësuesve të degës së telekomunikacionit me Sekretarin e Shtetit pranë Ministrisë së Brendëshme, Hans Bernhard Beus, kjo u bë publike në një konferencë shtypi.


Skandali i Telekomit është një "rast i vetëm dhe jo një problem i kësaj dege", tha Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Federale të Ekonomisë së Informacionit, Telekomunikacionit dhe të Medieve të reja (shkurt Bitkom), Bernhard Rohleder. Këtë deklaratë ai e dha pas takimit që zgjati rreth dy orë në ministrinë e brendëshme. Nuk duam ta minimizojmë rastin, tha shefi i shoqatës Bitkom duke lënë përshtypjen sikur ai nuk e vlerëson seriozisht skandalin: „Kjo degë nuk do që të vihet në shënjestër, sepse kemi të bëjmë me një rast të veçuar në një ndërmarrje, që nuk prek të gjithë sipërmarrjen, por vetëm një grup të vogël personash."


Në mënyrë të ngjashme si shefi i shoqatës Bitkom u shpreh edhe kolegu i tij Jürgen Grützner nga shoqata e Ofruesve të Shërbimeve të Telekomunikacionit. Nëse merren masa sigurie ndaj nivelit më të lartë drejtues, kjo nuk u publikohet as mbrojtësve të sekretit të të dhënave: „Edhe sikur nga ana organizative të merren të gjitha masat e mundshme, do të ketë gjithnjë hapësira të depërtueshme nga potenciali kriminal.“


Tani për tani nuk janë marrë vendime konkrete. Eshtë rënë dakord që fillimisht të ndiqet procesi për konseguencat e mundshme të aferës së përgjimeve në Telekom, tha Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Brendëshme, Hans Bernhard Beus. Hapi i parë do të jetë që Telekomi t´u paraqesë shoqatave të kësaj dege masat që ka marrë. Në fillim të korrikut do të ketë konsultime për procesin e mëtejshëm.


Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Brendëshme Beus i hodhi poshtë kërkesat për shfuqiizmin e ligjit mbi regjistrimin dhe ruatjen e të dhënave të telekomunikacionit. Sipas tij një hap i tillë mund të bjerë ndesh me të drejtën evropiane. Mbrojtësit e ruajtjes së sekretit të të dhënave kritikojnë që vitet e fundit kjo e drejtë është kufizuar me argumentin për më shumë siguri. Ndërsa tani po bëhet gjithnjë e më e qartë, se ruajtja pamasë e të dhënave po paraqet në vetvete një rezik të madh.


Ndërkohë po debatohet mes qeverisë dhe ndërmarrjeve të telekomunikacionit, se kush duhet t´i përballojë shpenzimet për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave, vuri në dukje Grützner nga shoqata e Ofruesve të Shërbimeve të Telekomunikacionit: „Këto janë të gjitha detyra që u jepen ndërmarrjeve dhe që është e vështirë të respektohen. Në ndërmarrje për të tilla detyra duhet më shumë siugri planifikimi dhe presim nga qeveria që të ndërmarrë hapa konkrete."


Sekretari i Shtetit Beus tha, se ministria e brendëshme nuk është përgjegjëse për këtë duke tërhequr vëmendjen për kompetencën e ministrisë së drejtësisë.

  • Data 03.06.2008
  • Autor Fürstenau, Marcel (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EBV5
  • Data 03.06.2008
  • Autor Fürstenau, Marcel (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EBV5