1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Skandali i ndihmave në Gjermani e vë në pozitë të vështirë qeverinë turke

Jo për fëmijët në rajonet e katastrofës, por për një stacion televiziv të afërt me qeverinë në Turqi, mendohet se janë përdorur milionat e ndihmave nga Gjermania.

Idhtarë të Recep Tayip Erdoganit në Kölnarena ndjekin fjalimin e tij. 10 shkurt 2008

Idhtarë të Recep Tayip Erdoganit në Kölnarena ndjekin fjalimin e tij. 10 shkurt 2008

Para gjykatës së Frankfurtit sot (15.9.) vazhdon procesi kundër drejtuesit ekzekutiv dhe dy antarëve të tjerë të shoqatës bamirëse islam "Deniz Feneri e. V." me seli në Frankfurt. Ka mundësi, që këtë javë të merret vendimi. Të paditurit kanë pranuar javën e kaluar, se kanë shfrytëzuar për qëllime të tjera rreth 18,5 milionë euro të turqve, që jetojnë në Gjermani.

Dyshimi se një pjesë e milionave ka shkuar në stacionin televiziv turk "Kanal 7" të afërt me qeverinë, ka nxitur një debat të madh në Turqi. Opozita akuzon partinë në pushtet se është e implikuar në shpërdorimin e parave ndihmë nga Gjermania. Kryeministri Erdogan kundërshton me forcë akuzën për korrupsion.

Demostrata kundër AKP-së në Ankara 12 prill 2008.

Demostrata kundër AKP-së në Ankara 12 prill 2008.

Tani në muajin e agjërimit të Ramazanit shumë muslimanë e konsiderojnë si detyrë të shenjtë, që të japin para për të varfërit, ashtu siç bëjnë të krishterët në kohën para krishtlindjeve. Por entuziazmi i turqve për të dhuruar ka marrë një goditje. Para gjykatës në Frankfurt javën e kaluar drejtuesi ekzekutiv i shoqatës bamirëse islame "Deniz Feneri e.V." së bashku me dy të akuzuarit e tjerë e ka pranuar akuzën. Të tre pranuan, se kanë shpërdoruar të 18,5 milionë eurot e ndihmave të dhuruara nga turqit, të cilët jetojnë në Gjermani.

Një pjesë e milionave ka përfunduar tek AKP

Me filma prekës për fëmijë, që vuanin në zonat e katastrofave Deniz Feneri ka bërë vazhdimisht thirrje për ndihma në programin satelitor turk "Kanal 7" dhe pastaj gati gjysmën e shumës së dhuruar e ka futur në kanale të errëta. Një pjesë e milionave duhet të ketë përfunduar në rrethet e partisë në pushtet AKP, rezultuan hulumtimet e shumë gazetarëve të koncernit mediatik Dogan, në të cilën bëjnë pjesë gazeta "Hürriyet", apo edhe stacioni i lajmeve "CNN-Türk".

Me inat i kundërshton kryeministri Erdogan këto akuza si "terror mediatik". Kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse e zotit Aydin Dogan, shefit të koncernit mediatik, shan kryeministri. "Zoti Dogan, a kanë të bëjnë sulmet tuaja me interesat tuaja të paplotësuara, apo jo? Na e thoni! A ka të bëjë ndoshta kjo me licencën e transmetimit për CNN-Türk?"

Mos ka dashur ta korruptojë dikush kryeministrin?

Kryetari i qeverisë vazhdon: "Çfarë fshihet pas agresionit tuaj? Thuajeni! Pas atij fshihet diçka. Unë nuk e di, por unë dua, që ju të na e thoni! Nëqoftëse ju nuk e nxirrni, atëherë do t´i nxjerr unë."

Hopla, çfarë thotë kështu kryeministri Erdogan? Nëqoftëse ju nuk e nxirrni, atëherë do t´i nxjerr unë! Erdogan pra di ndonjë sekret dhe nuk e thotë. Mos ka dashur ta korruptojë dikush?

Për opozitën ka kohë që është e qartë, se shefat e partisë konservatore në pushtet AKP, që paraqiten si të pakorruptuar, janë të korruptuar dhe donin ta kthenin që gjithë shoqërinë turke në islamike. Nga kjo paralajmëron Deniz Baykali partisë opozitare CHP. Ai thotë: Ne e dimë, milionat e shpërdoruara të ndihmave janë sjellë në Turqi me korrierë.

"Dhe ku në Turqi? Në katet e drejtuesve të kanalit televiziv. Ata kanë mbledhur në Gjermani ndihma, kanë predikuar fenë dhe dashurinë për tjetrin dhe kanë mbledhur para. Dhe çfarë kanë bërë me to? Kanë financuar me to në Turqi politikën dhe propagandën e AKP-së."

Politikanët po shahen

Politikanët nuk i drejtohen njëri tjetrin me argumente, jo me por me sharje. Kryeministri Erdogan vazhdon të kërcënojë: "Kush na gjuan me pleh, do të fundohet vetë në pleh."

Ndërkohë organet përkatëse zhvillojnë hetime, se çfarë të vërtetë kanë akuzat, se ndihmat nga Gjermania kanë përfunduar në kanalin televiziv të afërt me qeverinë. Skandali i ndihmave, i cili u zbulua në Frankfurt, do të vazhdojë të mbizotërojë mediat në Turqi.

  • Data 15.09.2008
  • Autor Tomas Borman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIeW
  • Data 15.09.2008
  • Autor Tomas Borman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIeW