1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Skandali i keqtrajtimit të refugjatëve - të mësosh nga gabimet

Çizmja në qafë, një refugjat i shtrirë në të vjellat e veta keqtrajtohet nga personeli i sigurisë. Këto pamje nga qendra e Burbachut tronditën opinionin gjerman. Por tani janë bërë ndryshime për një Burbach të ri.

Asylbewerberheim Burbach

Një familje nga Siria në Burbach

Që në portën e Qendrës së Refugjatëve në Burbach të bëhet e qartë: Asgjë nuk është si më parë. Këtu fjalën e ka Kryqi i Kuq dhe jo më firma private si "European Home Care". Kështu shkruhet në hyrje. Derën e hap një burrë me mjekër i firmës "BEWA-Security". "Tani ata janë tejet të kontrolluar", thotë Hubert Multhaup, drejtor i qendrës. "Madje edhe nga Mbrojtja Kushtetuese. Që të sigurohet se rojet nuk kanë të shkuar kriminale apo ekstremiste të djathtë, siç ishin disa nga personat e mëparshëm të sigurisë."

Hubert Multhaup ishte pensionist, kur këshilli i komunës e ngarkoi me detyrën e drejtimit të qendrës së refugjatëve në Burbach. "Tani kam punën më të mirë që mund të përfytyroja", thotë ai duke buzëqeshur.

Asylbewerberheim Burbach Hubert Multhaup

Drejtori Hubert Multhaup

Puna e drejtuesit të qendrës së refugjatëve

Por aq e lehtë nuk është puna e Hubert Multhaup. Imazhi i qendrës u shkatërrua, kur në shtatorin e vitit të kaluar u bënë publike pamjet nga qendra e mbipopulluar që dëshmonin poshtërimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e refugjatëve. Madje në mënyrë sistematike dhe për një kohë të gjatë. Në një të ashtuquajtur "dhomë problematike" refugjatët izoloheshin dhe rriheshin nga personeli i sigurisë. Hetimet e prokurorisë tregojnë se askush nuk tregonte vëmendjen e duhur, as autoriteti përkatës dhe as politika. Në Burbach ishin akomoduar 800 refugjatë, me kushte katastrofike higjienike. Gjermania u shokua kur u bë e ditur praktika e kësaj qendre. Edhe drejtori i ri Multhaup: "Që kjo gjë mund të ndodhte edhe në Gjermani ishte për mua e papërfytyrueshme. Kam qenë i shokuar."

Rrahjet dhe keqtrajtimi - të përditshëm

Refugjatët e ardhur në Burbach mendonin se patën fat që i dolën të jetonin në siguri. Një grua nga Siria thotë se "nuk mund ta përfytyrojë që këtu janë keqtrajtuar njerëz. Jemi pritur miqësisht", thotë refugjatja që nuk do të bëjë publik emrin. Në këtë qendër ajo jeton bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Familja u largua nga Damasku për shkak të luftës: "Kemi paguar 8000 euro për kokë tek kontrabandistët. Na duhej të shisnim shtëpinë." Refugjatja nga Siria gëzon që po jeton në siguri. E vetmja ankesë -janë banjot e pista.

Asylbewerberheim Burbach

Skandali për keqtrajtimin e refugjatëve zgjoi vëmendjen e autoriteteve. Tani gjendja në Burbach është përmirësuar

Por edhe në këtë pikë ka filluar një aksion rikonstruktimi. Në korridoret e kazermës së dikurshme punohet. Banjot do të jenë të reja. Edhe numri i refugjatëve është reduktuar: Më shume se 500 refugjatë nuk do të pranohen më- jo më 800 vetë për 3-4 roje sigurie si vitin e kaluar.

Rinovimi i kazermës

Bërja publike e keqtrajtimit vitin e kaluar bëri që të lirohen edhe fondet. Qeveria e landit ka ofruar fonde për të përmirësuar gjendjen e qendrave të refugjatëve në të gjithë landin. "Autoriteti i mbikqyrjes në lande dërgon pa njoftim kontrollorë. Edhe të dielave", thotë drejtori Hubert Multhaup.

Në kopshtin e fëmijëve të pajisur mirë takohen fëmijët nga të gjitha vendet e botës. "Shumica ende vijnë nga Kosova, megjithëse nuk kanë asnjë shans për njohjen e azilit" thekson drejtori Hubert Multhaup.

Hetimet e prokurorisë

Zbardhja e skandalit të keqtrajtimit është tani në duart e prokurorisë së Siegenit dhe Hagenit. Akuzat që rëndojnë: heqje e lirisë, keqtrajtim dhe lëndim trupor. Më shumë se 10 nëpunës janë duke punuar në komisionin e ngritur enkas për këtë rast me emrin "Qendra". Në fillim në fokus të hetimeve ishin vetëm 6 roje të personelit të sigurisë, pjesërisht ata kishin qenë të dënuar, dhe me orientim radikal të djathtë. Tani në listë janë vendosur 50 të dyshuar. Prokurori që merret me çështjen, Johannes Daheim mund të thotë vetëm se "personat janë nga personeli i sigurisë, nga firma "European Home Care dhe dy punonjës të presidiumit të Arnsbergut. Vetë prokurori është i habitur me përmasat që ka marrë ky skandal.

Hubert Multhaup është i vetëdijshëm për situatën: Strategjia e tij: Transparencë dhe vëmendje për atë që nuk funksionon. Në Burbach duket se kjo po funksionon. Burbach ka nevojë për ndryshim, dhe duket se qendra po e krijon një fytyrë të re. Për familjen nga Siria ky vend është pikë strehimi, dhe i bën ata të ëndërrojnë për një jetë më të mirë në Gjermani.