1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Skandali i basteve - Futbolli i Evropës Juglindore në shënjestër të prokurorëve gjermanë

Për herë të parë në skandalin më të madh evropian të basteve të futbollit dalin në pah ndeshjet nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, që ndodhen nën dyshim për manipulim. Prokuroria e Bohumit po heton 23 raste.

Futbolli i Evropës Juglindore në shënjestër të prokurorëve gjermanë

Futbolli i Evropës Juglindore në shënjestër të prokurorëve gjermanë

Në këto raste dyshohet që në marrëveshje ilegale të jenë involvuar funksionarë të nivelit të lartë, sportistë profesionistë dhe arbirtra. Deutsche Welle raporton ekskluzivisht lidhur me detajet e reja dhe sfondin e këtyre ndeshjeve të dyshimta.

Vëmendja e autoriteteve gjermane fokusohet në 15 ndeshje në Kroaci. Sipas hulumtimeve të Deutsche Welle-s faktikisht në shënjestër të hetuesve është ndeshja e zhvilluar në maj 2009 për finalen e kupës së Kroacisë mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajduk-ut të Splitit. Kjo mësohet prej dokumentave të prokurorisë së Bohumit, që heton qysh nga janari 2009. Siç është spekuluar javët e fundit në mediet kroate, bazuar në hetimet e prokurorisë së Bohumit, funksionarë të lartë të klubit të Zagrebit dhe arbitrat e ndeshjes janë implikuar në baste manipulimesh. Hetuesit e Bohumit do të marrin në pyetje tre të arrestuar si të dyshuarit kryesorë. Fjala është për dy kroatët e lindur në Gjermani Ante S. dhe Marijo C si dhe për sllovenin Dragan M. Të dyshuarit si mashtrues me bastet duhet të kenë vënë bast për këtë ndeshje tek ofruesit evropianë dhe aziatikë të basteve. Por nën dyshim konkret nuk është vetëm ndeshja finale për kupën.

Konferencë shtypi e prokurorisë, policisë dhe UEFA-s, nëntor 2009

Konferencë shtypi e prokurorisë, policisë dhe UEFA-s, nëntor 2009

Ndeshje e humbur sipas marrëveshjes

Vetëm në tetë ndeshjet e ligës së parë të NK Zadar dyshohet se ka pasur tentativë ose edhe vepër të kryer të mashtrimit me bastet. Ndër këto ndeshje bën pjesë edhe ajo mes NK të Zadarit dhe Hadjuk-ut të Splitit në prill të 2009. Zadari e humbi këtë ndeshje 0:3. Hetimet e prokurorisë së Bohumit rezultojnë, se Zadari e ka humbur këtë ndeshje „sipas marrëveshjes“. Edhe për këtë ndeshje duhet të kenë vënë bast të dyshuarit Ante S. dhe Marijo C.

Sipas dokumentave të prokurorisë së Bohumit në mashtrimin me bastet duhet të jenë të involvuar edhe një funksional i lartë kroat i futbollit dhe disa futbollistë profesionistë të NK Zadarit. Njëri nga lojtarët është një shtyllë e rëndësishme e ekipit. Ky profesionit duhet të ketë luajtur rolin e ndërmjetësuesit tek ekipet e tjera dhe i ka transmetuar paraprakisht rezultatet e ndeshjeve tek padronët e basteve. Sidiqoftë jo në të gjitha ndeshjet rezultati ka dalë sipas marrëveshjeve për manipulime. Për ndeshjen NK Zadar kundër NK Croatia Sesvete (1:1) në maj 2009, hetimet e prokurorisë, rezultuan se disa lojtarë të NK Zadar patën kërkuar gjithsej 50 000 euro prej padronëve të basteve. Këta të fundit duke se nuk u janë përgjigjur kërkesave të lojtarëve.

Klubet e futbollit në Bosnje-Hercegovinë në shënjestër të prokurorëve gjermanë

Në Bosnje janë nën dyshim për manipulime tetë ndeshje. Ndër të tjera bëhet fjalë për marrëveshje ilegale për ndeshjen e ligës së parë mes NK Travnik dhe FK Slavija Sarajevo (3:0) në gusht 2009. Kjo del prej dokumentave të prokurorisë së Bohumit. Në bazë të këtyre të dhënave dy funksionarë të lartë dhe disa futbollistë profesionistë të NK Travnik dyshohet të jenë të implikuar në manipulime. Edhe ndeshja mes NK Travnik dhe HSK Zrinjski Mostar (3:3) në fullim të gushtit 2009 është në fokus të hetuesve. Sipas rezultatit të hetimeve edhe në këtë ndeshje të njëjtët funksionarë dhe futbollistë janë përpjekur të manipulojnë ndeshjen. Sipas prokurorisë së Bohumit edhe arbitri i ndeshjes duhet të ketë marrë ryshfet. NK Travnik duhet ta fitonte ndeshjen. Në të dyja rastet si bashkëpjesëmarrës në manipulime konsiderohet i arrestuari si i dyshuari kryesor Ante S.

Konferencë shtypi e prokurorisë, policisë dhe UEFA-s, nëntor 2009

Konferencë shtypi e prokurorisë, policisë dhe UEFA-s, nëntor 2009

Nën hijen e dyshimit për manipulime nuk janë vetëm ndeshjet e ligës boshnjake, por edhe disa ndeshje kualifikuese për në Ligën Evropiane me pjesëmarrjen e ekipieve boshnjake sezonin e kaluar, ndaj të cilave po heton prokuroria. Sipas të dhënave që posedon prokuroria e Bohumit në ndeshjen NK Siroki Brijeg kundër Banants Erewan (0:1) në korrik 2009 duhet të ketë qenë planifikuar, që të dyja ekipeve dhe arbitrave t' u paguheshin gjithsej 50 000 euro për manipulime. Sipas informacioneve të Deutsche Welle-s prokuroria nuk ka njohuri nëse kjo pagesë vërtetë është lëvruar. Nën hetim ndodhet gjithashtu sfondi i ndeshjes FK Slavija Sarajevo kundër Aalborg BK (3:1) në korrik 2009. Hetimet rezultojnë, se i arrestuari Marijo C.duhet t' i ketë paguar 50 000 euro klubit të Sarajevës. Nisur nga fakti që Sarajeva ka fituar, prokuroria mendon, se "manipulimi mund të jetë anulluar". Megjithatë duhet të jenë vendosur "baste për humbje".

Paditë për skandalin e basteve pritet të ngrihen brenda gushtit

Në shënjestrën e prokurorisë janë gjithashtu shtatë ndeshje në Slloveni. Vetëm kryesuesja aktuale e tabelës NK Nafta Lendava dyshohet të jetë involvuar në tre raste manipulimi. Disa futbollistë profesionistë të klubit, sipas hetimeve të autoriteteve gjermane, duhet të kenë bashkëpunuar në mashtrimet me baste. Ndër ta bën pjesë edhe një ish-lojtar i kombëtares sllovene. Prokuroria është duke ehtuar edhe të paktën pesë ndeshje të Ligës Evropiane me ekipe të dyshuara nga Mali i Zi. Nën hetim ndodhet edhe një ekip nga Maqedonia pjesëmarës në një ndeshje të Ligës Evropiane.

Siç komunikoi prokuroria e Bohumit përmes një deklarate shtypi në mes të korrikut 2010, ka pasur një bashkëpunim të policisë në nivel ndërkombëtar. Në këtë kuadër janë arrestuar 22 persona në Kroaci, tre në Zvicër dhe gati 70 në Turqi. Informacionet shkëmbehen edhe me autoritete përkatëse në Bosnje dhe në Slloveni. Paditë e para për skandalin e basteve, sipas prokurorisë së Bohumit, do të ngrihen brenda muajit gusht.

Autor: Benjamin Best/ Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM