1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandali BND / NSA

Marcel Fürstenau8 Maj 2015

Sipas dokumentet që publikoi Edward Snowden shërbimet sekrete gjermane dhe amerikane kanë bashkëpunuar pavarësisht ligjeve.

https://p.dw.com/p/1FMU2
Deutschland Symbolbild Skandal um Spähaktion NSA-Geheimdienst
Fotografi: picture-alliance/dpa

Të paktën pas sulmeve islamike të 11 shtatorit 2001, në të cilin humbën jetën mijëra vetë, lufta mbarëbotërore kundër terrorizmit ka hyrë në një dimension të ri. Ligjet janë ashpërsuar dhe shërbimet sekrete të vendeve perëndimore kanë thelluar bashkëpunimin e tyre. Kjo vlen edhe për Agjencinë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe Shërbimin Sekret Federal Gjerman (BND). Me sa duket për këtë ligjet nuk janë marrë ndonjëherë në konsideratë. Këto dyshime ngjallin dokumentet që publikoi Edward Snowden në verën e vitit 2013 me mbështetjen e medias ndërkombëtare ("Guardian", "Spiegel").

Shërbimet sekrete nuk kanë përgjuar vetëm terroristët e mundshëm, por sipas njoftimeve të mediave edhe përfaqësues të shteteve dhe të qeverive apo madje edhe sipërmarrjet ekonomike të vendeve apo dhe Parlamentin Evropian. Se çfarë lidhje kanë këto përgjime dhe veprime të tjera të diskutueshme me luftën anti-terror, kjo çështje po analizohet në Gjermani nga disa organe politike.

Opozita e akuzon kancelaren se nga konsiderata për SHBA nuk i jep parlamentit informacione për shërbimet sekrete
Opozita e akuzon kancelaren se nga konsiderata për SHBA nuk i jep parlamentit informacione për shërbimet sekreteFotografi: picture-alliance/dpa

Edhe kancelarja Merkel viktimë e përgjimeve të NSA-së

Për më shumë se një vit ekziston një komision hetimor i Bundestagut për NSA-në, i cili ka intervistuar punonjës të shumtë të BND si dëshmitarë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe më tej. Në qendër të hulumtimit është akuza se shërbimi sekret gjerman u ka dorëzuar partnerëve amerikanë në mënyrë të paligjshme miliona të dhëna personale të gjermanëve dhe qytetarëve të tjerë të Bashkimit Evropian. Ky komision pritet të marrë në pyetje si dëshmitare edhe kryetaren e qeverisë gjermane Angela Merkel, e cila është dhe vetë viktimë e përgjimeve të NSA-së.

Sipas mendimit të kritikëve të saj Merkel po bën shumë pak për sqarimin e aferës të shërbimeve sekrete transatlantike. Partitë e opozitës, E Majta dhe të Gjelbrit e akuzojnë kancelaren se nga konsiderata për SHBA nuk i jep parlamentit informacione të rëndësishme. Në një intervistë me "Radio Bremen" Merkeli pranoi të martën se ka "nevojë për sqarime". Megjithatë, ajo do që dosjet për bashkëpunimin mes NSA dhe BND t'i vërë në dispozicion vetëm në marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Opozita dëshiron që nëse është e nevojshme ta detyrojë publikimin e tyre me rrugën e gjykatës.

Nën kritikë edhe ministri i Brendshëm de Maizière

Thomas de Maiziere
Thomas de MaiziereFotografi: Getty Images/A. Berry

Përveç kancelares ka dhe politikanë të tjerë që jan nën kritikë, ndër ta ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere. Ai duhet të ketë pasur njohuri si ish-koordinator i shërbimit të fshehtë në vitin 2008 për spiunazhin ekonomik të NSA-së me ndihmën e BND-së. De Maizière i kundërshton këto akuza. Me sa duket edhe ai do të dëshmojë ndoshta përpara komisionit hetimor të Bundestagut. Grupit i Kontrollit Parlamentar për Shërbimet Sekrete (PMB) i cili zhvillon takime të rregullta, është informuar këtë e mërkurë - por vetëm me dyer të mbyllura. Fjala ishte për dokumente, të klasifikuara si "sekret" apo "tepër sekret", tha ministri i Brendshëm. Ai vepron sipas rregullave dhe në të "bën pjesë sipas meje edhe mënyra se si i trajton shteti informacionet e fshehta."