1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Skandal: Netanjahu anulon takimin me ministrin e Jashtëm Gabriel

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e anuloi takimin me ministrin e Jashtëm në Jeruzalem. Arsyeja është është një takimi i planifikuar i Gabrielit me përfaqësues organizatash kritike ndaj qeverisë.

Takimi më i rëndësishëm i ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel në vizitën e tij të parë në Izrael nuk u zhvillua. Kryeministri Benjamin Netanjahu e anuloi në minutën e fundit takimin me ministrin e Jashtëm gjerman. Këtë Gabrieli e njoftoi vetë -  pak më vonë kjo u konfirmua edhe nga përfaqësues të qeverisë izraelite.

Bashkëbiseduesit kritikë të Gabrielit janë personalitete, të cilat e dënojnë para së gjithash ndërtimin e kolonive izraelite. Netanjahu pati sinjalizuar që ditët e kaluara jozyrtarisht se ai nuk është dakord me këtë takim të Gabrielit.

Gabriel: "Raporti im me Izraelin nuk ndryshon"

Por takimin e tij me përfaqësuesit kritikë të qeverisë, Gabrieli e mbrojti, që para anulimit të takimit me të nga Netanjahu. "Këtë ne e bëjmë prej shumë vitesh me shumë vende", tha ai në ZDF. Anulimi nuk do të ishte "katastrofë" për të. "Kjo nuk e ndryshon raportin tim me Izraelin". Takimi i Gabrielit me kritikët e qeverisë është planifikuar edhe më tej për pasdite.

Sigmar Gabriel në qendrën Yad Vashem

Sigmar Gabriel në qendrën Yad Vashem

Midis pjesëmarrëse janë organizatat "Breaking the Silence" (Të thyejmë heshtjen) dhe "Betselem", të cilat e trajtojnë në mënyrë kritike politikën izraelite të ngulimeve. Në shkurt një skandal u shkaktua edhe nga takimi i kryeministrit belg Charles Mishel me të dyja këto organizata. Pas takimit, Izraeli thirri ambasadorin belg dhe i përcolli një qortim.

Netanjahu: Fyerje e rëndë

Netanjahu foli tani për një fyerje të rëndë. Marrëdhëniet gjermano-izraelite janë gjithsesi të tendosura. Qeveria gjermane e ka kritikuar ashpër ligjin izraelit për të legalizuar 4000 koloni izraelite në toka private palestineze. Pak më vonë u shtynë konsultimet qeveritare gjermano-izraelite - për shkaqe kohe, u tha. Mediet izraelite shprehën supozimin se shtyrja kishte të bënte me zemërimin gjerman për ligjin e kolonive.