1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Skandal korrupsioni tek FIFA? - Akuza për marrje rryshfeti nga funksionarët

Rreth shtatë javë para vendimit për caktimin e vendit se ku do të zhvillohen kampionatet botërore të futbollit për vitet 2018 dhe 2022, Shoqatën Botërore të Futbollit, FIFA e kërcënon një skandal korrupsioni.

Sunday Times

Sunday Times

Sipas një informacioni të gazetës britanike, Sunday Times, dy funksionarë, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s u treguan të gatshëm t'i shesin votat e tyre. FIFA ka sinjalizuar nisjen e një hetimi.

Reporterë të gazetës ishin paraqitur në bisedën me dy përfaqësues të FIFA-s si biznesmenë amerikanë, të cilët donin që Kampionati Botëror i Futbollit të zhvillohej në vitin 2022 në SHBA. Ata u takuan me funksionarët nigerianë Amos Adamu dhe e filmuan bisedën fshehtas. Ai kërkoi 600 mijë Euro për ndërtimin e shesheve të futbollit në vendin e tij. Pastaj atë e pyetën, nëse kjo do ta ndikonte mënyrën si do të votonte ai. Kësaj pyetjeje ai iu përgjigj: "Vetëkuptohet që kjo do të ketë ndikim. Kur investon para, kjo do të thotë natyrisht që ju doni të keni edhe votën."

Ai shet votën e tij

Presidenti afrikano jugor Thabo Mbeki dhe Dr. Amos Adamu në hapje të Kampionatit Botëror

Presidenti afrikano jugor Thabo Mbeki dhe Dr. Amos Adamu në hapje të Kampionatit Botëror

Reporterët e Sunday Times u takuan edhe njëherë me funksionarin nigerian. Gatishmëria e burrit për ta shituar votën e tij, ishte e pandryshuar. "Gjithçka që bëj unë është bashkëpunimi me të gjithë ata, që duan ta ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të Nigerisë. Nuk bëhet fjalë për favore personale ose gjëra të tilla. Unë dua të garantoj që ne ta zhvillojmë më tej futbollin në Nigeri."

Reporterët u takuan pastaj me Presidentin e Shoqatës së Futbollit të Oqeanisë, Reynald Temarii nga Tahiti. Ai besohet se kërkoi 1,7 milionë euro për ngritjen e një akademie sportive. Njëkohësisht, ky funksionar, njëri nga zëvendëspresidentët e FIFA-s, ka raportuar se shoqatës së tij i janë ofruar nga dy vende kandidate deri 10 milionë euro për votën e tij.

Presidenti i Shoqatës së Futbollit të Oqeanisë, Reynald Temarii

Presidenti i Shoqatës së Futbollit të Oqeanisë, Reynald Temarii

FIFA tha se do të kryejë një hetim

Është kërkuar mbledhja e të gjitha informacioneve dhe dokumentave, u tha të dielën në një deklaratë me shkrim.

Për caktimin e vendit se ku do të zhvillohen kampionatet botërore të futbollit në vitet 2018 dhe 2022, do të vendosë në 2 dhjetor komisioni 24 anëtarësh i FIFA-s. Pas tetë vjetësh, Kampionati Botëror i Futbollit mendohet se do të zhvillohet në një vend evropian. Vendet që kanë kandiduar janë Belgjika së bashku me Hollandën, Anglia, Rusia si dhe Spanja me Portugalinë. Për vitin 2022 konkurojnë kandidatët jashtë kontinentit evropian, SHBA, Katari, Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia.

Autor: Torsten Huhn/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pgpu
  • Data 18.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pgpu