1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Skandal i madh bastesh në futbollin evropian

Futbolli evropian është duke u tronditur nga skandali më i madh me mashtrime bastesh në historinë e tij. Në nëntë shtete evropiane mafia e basteve ka manipuluar ndeshjet e futbollit.

Mafiozët kanë dhënë rryshfete për të ndikuar mbi rezultatin e ndeshjeve, për të cilat janë vënë shumë para në baste.

Mafiozët kanë dhënë rryshfete për të ndikuar mbi rezultatin e ndeshjeve, për të cilat janë vënë shumë para në baste.

Shifrat janë marramendëse. Sipas të dhënave të hetuesve janë manipuluar rreth 200 ndeshje. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Mafiozët u kanë dhënë rryshfete lojtarëve, trajnerëve, arbitrave dhe zyrtarëve për të ndikuar mbi rezultatin e ndeshjeve, për të cilat janë vënë shumë para në baste. Ndeshje të manipuluara ka patur në Gjermani, Belgjikë, Austri, Zvicër, Kroaci, Bosnjë, Slloveni, Hungari dhe Turqi. Edhe në tri ndeshje të Ligës së Kampioneve dhe 12 të Ligës Evropiane të sezonit aktual nuk duhet të jetë zhvilluar gjithshka legalisht.

Peter Limacher i UEFA-s nuk do të tregojë ende çfarë pasojash mund të ketë kjo: "Synimi ynë është në radhë të parë të shkatërrojmë përgjegjësit përkatës. Pastaj mund të flasim për pasojat."

17 vetë janë arrestuar, 15 prej tyre në Gjermani. Mes tyre ndodhet edhe kroati Ante Sapina.

17 vetë janë arrestuar, 15 prej tyre në Gjermani. Mes tyre ndodhet edhe kroati Ante Sapina.

Duket se manipulimet janë drejtuar nga Gjermania. Numri i të dyshuarve deri tani ka shkuar në 200, thanë hetuesit. 17 vetë janë arrestuar, 15 prej tyre në Gjermani. Mes tyre ndodhet edhe kroati Ante Sapina. Ai ka qenë aktori kryesor në skandalin e manipulimit të lojrave të zbuluar në vitin 2005, që kishte të bënte me arbitrin gjerman, Robert Hoyzer. Të dy u dënuan me heqje lirie.

Reinhard Rauball, president i Ligës gjermane të Futbollit kërkon ligje më të ashpra: "Ne kujtuam se pas rastit të Hoyzer-it kjo temë nuk do të përsëritej më. Por u gabuam. Këtë po e shohim sot. Mua më duhet të takoj ministrin federal që merret me çështjet e sportit. Do t`i këshilloj atij hartimin e një pakete ligjesh, në mënyrë që manipulimet e basteve të vlerësohen si vepër penale më vete."

Sipas hetimeve të deritanishme, në Gjermani duhet të jenë manipuluar 32 ndeshje. Asnjëra prej tyre nuk ka qenë ndeshje e Bundesligës, por e kategorisë së dytë. Thuhet se ndër të tjera dyshohet edhe për VfL Osnabrykun i cili ka dalë nga kategoria e dytë.

Peter Limacher i UEFA-s nuk do të tregojë ende çfarë pasojash mund të ketë kjo.

Peter Limacher i UEFA-s.

Në vitin 2005 shpërtheu skandali i manipulimit të lojrave që kishin të bënin me arbitrin gjerman, Robert Hoyzer.

Robert Hoyzer

Theo Zwanziger, president i Federatës gjermane te futbollit, nuk duket të jetë i çuditur: "Kudo ku ka para ka edhe korrupsion. Kësaj nuk kemi çfarë t`i bëjmë. Nuk e përjashtojmë dot si mundësi. Prandaj unë nuk jam i çuditur që ndodhin gjëra të tilla. Unë gëzohem që prokuroria është duke punuar me intensitet dhe hetuesit do të ndihmojnë që nëse është e nevojshme të ketë edhe pasoja." Të çfarë lloji do të jenë koseguencat do të varet nga rezultatet e hetimeve.

Autor : Stefan Nestler / Aida Cama
Redaktoi: Dr. Pandeli Pani