1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Skadon afati për armëpushimin në Siri

Prej të martës në mëngjes (10.04.2012), ora 5, ka skaduar afati për armëpushim në Siri, i vënë nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Kofi Annan. Brenda 48 orëve synohet të ndërpriten në gjithë vendin veprimet luftarake.

Bisedime Annan Assad

Bisedime Annan Assad

"Dhuna vazhdon. Përditë marrim shifra alarmuese për viktimat dhe shkelje të tjera. Aksionet ushtarake në lagjet e banuara nuk pushojnë. Qeveria nga ana e saj ankohet për sulme të armatosura mbi forcat e sigurisë, civilët dhe pronën." Siç e përshkruan Kofi Annan-i, e tillë mbeti gjendja deri në skadimin e ultimatumit. Pa përgjigje mbetet pyetja, nëse afati për armëpushim, i vendosur prej tij, po respektohet apo po shpërfillet prej regjimit. Që plani i të ngarkuarit të posaçëm të OKB-së dhe i Ligës Arabe do të funksionojë në kohë, kjo është e dyshimtë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së druan pasojat. "Shumë prej jush e keni cilësuar planin e Annanit si shansin e fundit për zgjidhje paqësore të krizës së Sirisë. Disa druajnë në rast dështimi të diplomacisë një luftë civile të përmasave të mëdha."

Për të parën herë pushtetmbajtësi sirian Bashar al-Assad pati pranuar një afat ekzakt (me sa duket nën trysninë e aleatit të tij më të ngushtë, Rusisë).

Trupat qeveritare hyjnë me tanke

Trupat qeveritare hyjnë me tanke

Mirëpo, pa pjesëmarrjen e të gjitha palëve plani nuk ka sukses, konstatoi ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara Bashar Jafaari. "Siria është e përkushtuar ndaj planit të Kofi Annanit dhe pret nga ai që të ndikojë te ata , të cilët inkurajojnë, mbështesin dhe armatosin grupet e armatosura. Prej të gjithëve duhet kërkuar një pohim i qartë për t'i dhënë fund dhunës."

Mirëpo, pastaj regjimi kërkoi garanci me shkrim prej rebelëve. Sipas tij, këta duhet të ndërpresin zjarrin 48 orë më vonë, pra të enjten herët (12.04.2012), (siç kërkohet nga Annani). Rebelët i refuzojnë garanci të tilla.

"Nuk ka kthim prapa", sqaron Louay Safi i Këshillit Kombëtar Sirian (opozitës në mërgim). "Regjimi është mbërthyer pas pushtetit, por revolucioni vazhdon dhe regjimi do të rrëzohet."

Luftëtarë të opozitës, Damask

Luftëtarë të opozitës, Damask

Kësisoj apeli i sekretarit të përgjithshëm duket (edhe një herë tjetër) më shumë si jo në gjendje për të ndihmuar sesa me shenja për sukses në të ardhmen. "Numri i të vdekurve rritet. Të drejtat e njeriut shkelen në mënyrën më të rëndë. Ka shkelje të tmerrshme, përfshirë abuzim seksual. Dhjetëra mijëra vetë janë në arrati. Militarizimi nuk është zgjidhje. I bëj thirrje presidentit Assad dhe të gjithëve njerëzve të përfshirë, që të bëjnë atë që duhet për popullin sirian. Nga opozita kërkoj, që të ndërpresë dhunën në përputhje me planin e zotit Annan."

Autor: Ulrich Leidholdt/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama