1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Situata parazgjedhore - Sa të kënaqur janë banorët e Kosovës me arritjet e pushtetit aktual?

Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor, në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë do të garojnë 40 parti politike nga të gjitha etnitë që banojnë në vend.

default

Pamje nga Gjilani, Kosovë

"A e ka merituar votën tënde partia për të cilën ke votuar?" -pyesim Nasër Uruqin, 47 vjeç, nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit, të cilin e gjejmë në kullosë me 100 delet e tij.

" Jo, unë nuk jam i kënaqur me punën e tyre, së nuk shohin interesin e përgjithshëm të shtetit por interesat personale" - përgjigjet Naseri.

Tanja Markovic, serbe nga Videja e Klinës, thotë: " Për zgjedhjet e Kosovës nuk kam pasur të drejtë vote". Ndërkohë që për zgjedhjet e Serbisë ka këtë përgjigje: " Aaa, për partinë tonë? Patjetër së kam votuar dhe ata kanë punuar për ne aq sa kanë pas mundësi!"

Ndërsa Esma Alija, boshnjake nga Prizreni është e zhgënjyer nga të gjitha partitë: " Sa iu përket partive politike boshnjake unë nuk jam e kanaqur asnjë fije, sepse nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Nisur nga arsimi e në të gjitha fushat e tjera, as më i vogli ndryshim nuk ka ndodhur për komunitetin boshnjak".

Zgjedhjet e 15 nëntorit rast i mirë për partitë për të përmirësuar gabimet

Opinione të tilla dominojnë kryesisht në mesin e komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Por data e zgjedhjeve të reja është vetëm disa muaj larg; një rast i mirë ky për partitë dhë elektoratin për të përmirësuar gabimet.

Ismet Rrahmani nga fshati Verban i Vitisë, do t´ia japë këtë shanc vetes dhë të tjerëvë: "Po kismet do të votoj! Ja kemi borxh shtetit dhe shoqërisë!"

Velibor Trajkovic, serb nga fshati Bostan i Novoberdës thotë: "Politika nuk ka fund. Ndërsa unë, kudo që të jetoj do të respëktoj institucionet e atij vendi".

Zgjedhjet janë një shanc i ri edhe për serbët e Kosovës

Zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë një shanc i ri edhe për serbët ë Kosovës që më në fund të kthejnë kokën nga Kosova, pjesë e së cilës edhe janë. Të paktën këtë do t´ua sugjeronte përfaqësuësi i Zyrës Civilë Ndërkombtarë Peter Faith, i cili u pronocua per mikrofonin e DW-së: " Ne nuk i njohim strukturat paralele në Kosovë dhe me zhvillimin e zgjedhjeve komunale, në bazë të rëzultatit ne do të mund ta zgjidhim probleim."

Komisioni qëndror i zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur së në zgjedhjet lokale në Kosovë do të garojnë 40 parti politike, ndër të cilat 19 parti shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 romë, 2 parti politike ashkaliane dhe 1 parti malazeze.

Autore: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 15.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IpeO
  • Data 15.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IpeO