1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Situata në Itali pas tërmetit në Abruco

Komentatorët venë në shënjestër shprehjen e kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili krahasoi gjendjen e vështirë të të pastrehëve me një "kamping për fundjavë".

default

Berlusconi në një kamp provizor në L'Aquila

Gazeta "Nürnberger Zeitung" shkruan me ironi: "Nëse është në gjendje të arrijë të kuptojë me mendje të kthjellët, njeriu bëhet gjakftohtë: kush nuk ka këmbë, s´ka nevojë të shpenzojë para për të blerë këpucë dhe kush ka humbur shtëpinë si pasojë e një tërmeti, ai mund të gëzojë një pushim kampingu të paguar nga shteti. Ky është të paktën mendimi i kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Katastrofat nuk e trondisin një njeri të tillë, sepse ai është vetë një katastrofë. A ia vlen të harxhosh edhe një fjalë të vetme për këtë figurë komike? Pikërisht në kohë krize botës i duhet kllouni. Për sa kohë që qeveris një njeri i tillë, e tërë bota është një cirk dhe asgjë nuk është vërtetë serioze. Fundja, jo të gjithë jetojnë në L´Aquila."


Gazeta "Die Glocke" shënon: "Të pranojmë me sinqeritet se çdokujt i shket goja
ndonjëherë dhe më mirë do të ishte të gëlltitej duke e mbajtur gjuhën përpara se të flasë. Veçanërisht politikanët duhet të jenë të përmbajtur për shkak të profesionit, që
kanë. Kështu edhe në Gjermani ish-kryetari socialdemokrat, Kurt Beck, e kaloi masën, kur këshilloi një të papunë që të shkonte të rruhej dhe të lahej, se kështu do të mund të gjente punë. Diskutimet për të tilla raste në Gjermani ndonjëherë nënvleftësohen, por megjithatë ato janë të
domosdoshme për opinionin publik. Në fund të fundit është opinini publik, pra votuesi, ai që vendos, nëse një politikan mund të durohet më apo jo. Por në Itali Berlusconi kontrollon opinionin publik në një pjesë të mirë me anë të stacioneve të tij televizive dhe pronësitë e shtëpive botuese. Kjo është praktike për Berlusconin, por është keq për reputacionin e Italisë."

vfb/av

  • Data 09.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HTSD
  • Data 09.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HTSD