1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Situata në Greqi kritike, por e qëndrueshme

Agjencia e vlerësimit Standard & Poor's nuk sheh arsye për ulje të bonitetit të bankave greke, megjithë boshllëqet në kapital.

Një nga projektet më të mëdha të privatizimit në Greqi, shitja e ish-aeroportit të Athinës Hellenikon përfundoi. Fondi grek i Privatizimit TAIPED njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes së blerjes me një vlerë prej mbi 915 milionë euro me një konsorcium të përbërë nga Greqia, Kina dhe Abu Dhabi.

Investitori Lamda Development S.A. angazhohet që të investojë edhe 1,2 miliardë euro për infrastrukturën. Në një sipërfaqje prej 650 hektarësh në bregdetin e Athinës do të ngrihen apartamente luksoze, hotele turistike, qendra tregtare dhe një park i madh.

Privatizimet janë një aspekt thelbësor i marrëveshjes mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë. Por nga qëllimi i formuluar në vitin 2010 për të mbledhur 50 miliardë euro, është hequr dorë prej kohësh. Të ardhurat që pritet të mblidhen deri në fund të vitit 2016 mund të arrijnë në rastin më të mirë një shumë prej rreth 9,7 miliarë eurosh.

Rritje e PBB-së

Agjencia e vlerësimit Standard & Poor's u ka dhënë nota boniteti pas testit të stresit për bankat evropiane katër bankave greke. Megjithë boshllëqet në kapital gjatë testit në bankat Eurobank dhe Banka Kombëtare e Greqisë S & P nuk sheh arsye për një ulje të bonitetit, sepse vlerësimi i tanishëm me "CCC +" i pasqyron rreziqet në mënyrë të mjaftueshme. Në bankën Eurobank u konstatua një mungesë kapitalit prej 1,76 miliardë euro, tek Banka Kombëtare e Greqisë prej 0.93 miliardë euro.

Edhe boniteti i Alpha Bank dhe Piraeus Bank, të cilat e kanë kaluar testin e stresit, agjencia Standard & Poor's e la vlerësimin në nivelin "CCC +". Parashikimi për të katër bankat është i qëndrueshëm njoftoi S & P.

Me nivelin e bonitetit "CCC+" bankat greke konsiderohen si tejet të rrezikshme, por S&P nuk parashikon se ato nuk të jenë në gjendje paaftësie për të paguar për një periudhë afatshkurtër. BE-ja do ta mbështesë Greqinë dhe ekonomia greke po stabilizohet gradualisht, deklaroi Standard & Poor's . Mes korrikut dhe shtatorit, Greqia ka arritur me një rritje të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) prej 0.7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, rritja kjo më e fortë në vendet e Eurozonës.