1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Situata është qetësuar në Serbinë jugore

Pas protestave të djeshme të rezervistëve serbë në vendkalimin kufitar Mutivodë, situata sot paraqitet e qetë. 19 policë dhe 5 demostrues u plagosën gjatë protestave kundër pavarësisë së Kosovës.

Shtëpi shqiptare në Trnovac, Serbi jugore

Shtëpi shqiptare në Trnovac, Serbi jugore

Përveç të dhënave të Shërbimit policorë të Kosovës për lëndimin e 19 policëve dhe 5 demonstruesve, Ministria Serbe e Punëve të Brendshme, akoma nuk është deklaruar për ngjarjet e djeshme. Derisa kanë munguar edhe reagimet zyrtare nga Beogradi, përfaqësuesit e subjekteve shqiptare e kanë dënuar protestën e djeshme të rezervistëve serbë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, nuk ka mohuar të drejtën e çdo kujt për të protestuar në mënyrë të qetë, por i ka quajtur të papranueshme protestat e ish-militarëve, kur kihen parasysh ndodhitë gjatë luftës në Kosovë e më pas edhe në Luginën e Preshevës.

Sipas Halimit, nëse protestat e dhunshme vazhdojnë edhe më tej, faji kryesor bie në vetë qverinë serbe, e cila ditë më parë e quajti të drejtë dhe legjitime djegien e disa pikave doganore.

Sipas kryetarit të Lëvizjes Demokratike për Integrim, me seli në Medvegjë, Rexhep Abazi, edhe përkundër gjendjes së qetë në këtë komunë, protestat e djeshme kanë ngjallur një presion tek shqiptarët.

Vendkalimi kufitar Serbi-Kosovë , "Mutivodë ", ndodhet rreth 25 kilometra në jug të Medvegjës. Në këtë komunë 30 për qind e popullsisë është shqiptare. Pjesa dërmuese e shqiptarëve janë shpërngulur në Kosovë në vitin 1999, pas përmbylljes së fushatës ajrore të NATO-s në ish RFJ.

  • Data 26.02.2008
  • Autor Jeton Ismaili / Serbia jugore
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDP4
  • Data 26.02.2008
  • Autor Jeton Ismaili / Serbia jugore
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDP4