1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Situatë shumë e rëndë në Ukrainë

Protestat në Kiev po krijojnë një situatë mjaft kritike. Në Maidan po digjen barrikadat. Mijëra demonstrues duan të mbrojnë sheshin nga sulmet e forcave të policisë.

Gjendja në Ukrainë paraqitet jashtëzakonisht e tensionuar. Në qendër të kryeqytetit Kiev, kundërshtarët e presidentit prorus Viktor Janukoviç përsëri dogjën gomat e makinave. Mijëra demonstrues kanë kaluar gjatë gjithë natës jashtë të grumbulluar në sheshin Maidan. Nisur nga dhuna në rritje me disa të vdekur së fundi, Janukoviç kishte zhvilluar takuar me kundërshtarët e tij. Por takimi që zgjati tre orë e gjysëm dhe ku ishin të pranishëm Vitali Klitschko, Arseni Jazenjuk dhe Oleg Tjagnibok si dhe ministrja e Drejtësisë Jelena Lukasch përfundoi pa ndonjë rezultat. Pas takimit politikanët opozitarë të zhgënjyer lëshuan një ultimatum 24 orësh ndaj Janukoviçit. Brënda këtij afati, ai duhet të japë dorëheqje, kërkuan ata.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit nga posti dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme. "Janukoviç duhet ta zgjidhë këtë situatë pa gjakderdhje, duke mbajtur zgjedhje të parakohshme. Ne do të qëndrojmë në shesh edhe më tej dhe dhe në rast nevoje edhe do të luftojmë, tha Klitschko pas takimit. Nga përleshjet mes protestuesve dhe forcave të policisë një ditë më parë humbën jetën tre njerëz. Opozita foli madje deri në shtatë të vdekur. Situata u ashpërsua edhe më tej në qendër të kryeqytetit ukrainas, kur forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës, granata tymuese dhe plumba gome ndaj demonstruesve, të cilët hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj policisë.