1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Situatë serioze

Përveç disa qindra miliardë dollarëve apo eurove në radhë të parë mungon besimi te sistemi financiar. Me qëllim që qytetarët të mos e humbasin besimin te shteti, kancelarja Merkel dha një deklaratë qeveritare.

default

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Gjendja është serioze, por ne e dimë se çfarë bëjmë dhe Gjermania do ta kapërcejë krizën – ky ishte mesazhi, të cilin kancelarja gjermane Angela Merkel përcolli para Bundestagut gjerman.

"Nuk është për të zbukuruar. Pasojat afatgjata të krizës financiare sot nuk janë akoma të parashikueshme. As pasojat në vendin tonë dhe nö rritjen tonë ekonomike. Por unë ju them, edhe në këtë orë të vështirë Gjermania është e fortë. Unë kam bindjen e fortë, se kjo do të na ndihmojë, që të kapërcejmë pasojat e krizës financiare, edhe nqs nuk do të jetë e thjeshtë.“

Kërkesë llogarie ndaj menaxherëve për spekullime të papërgjegjshme

Duke folur për të ardhmen Merkel tha se është absolutisht e domosdoshme kërkesa e llogarisë ndaj menaxherëve për administrimin e keq dhe për spekullimet e papërgjegjshme. Ligjet ekzistuese duhen zbatuar me më shumë konsekuencë dhe në rast nevoje të ripërpilohen. Kancelarja përshendeti dorëheqjen e shefit të deritanishëm të bankës financuese të imobilieve Hypo Real Estate, Georg Funke. Kjo është e nevojshme, për të krijuar besim të ri edhe te Hypo.

Reagime të ndryshme nga opozita

"Të gjitha këto masa i shërbejnë funksionimit të ekonomisë sonë dhe në rradhë të qytetareve dhe qytetarëve në vendin tonë. Edhe këtu bën pjesë edhe deklarata se asnjë depozitues nuk ka se pse të ketë frikë për kursimet e tij dhe e them edhe njëherë se kjo deklaratë vlen.“


Ligjërisht kjo nuk do të fiksohet dhe Merkel nuk përmendi as hollësi, se si shteti do të garantojë për kursimet, të cilat gjithsej arrijnë në më shumë se një bilionë euro. Kjo nuk i pëlqen opozitës. Për të majtët kryetari i partisë Oskar Lafontaine akuzoi qeverinë gjermane për diletantizëm. Qeveria, tha Lafontaine, e ka vlerësuar gabim krizën financiare që nga fillimi.


"Njeriu nuk krijon besimin duke mbuluar rrezikun Dhe unë konstatoj këtu për fraksionin tim. Ju e keni minimizuar për shumë kohë rrezikun e krizës duke e bërë veten fajtor, që ka humbur besimi i qytetarëve tek veprimi i qytetarëve."


Propozime konstruktive, për të kapërcyer krizën nuk ofron as opozita. Si Lafontaine, ashtu edhe shefi i fraksionit të FDP-së Guido Westerwelle kritikoi ashpër qeverinë.


„Ju zonja kancelare flisni se qeveria gjermane punon dhe vret mendjen, se si mund të përmirësohet kontrolli i shtetit. Por unë dua t´ju them, nqs ankoheni për deficitet në kontrollin mbi bankat, ankoheni për deficite të qeverisë, pra tek vetja juaj. Një kontroll mbi arkat e kursimit, që kontrollon mirö çdo filiale të arkave të kursimit, por që bie në gjumin e hirushes, kur është fjala për daksin, ai ka dështuar dhe për këtë mbajnë ata përgjegjësi, qö duhet.“


Westerwelle përshëndeti garancinë e qeverisë gjermane për kursimet. Megjithatë qeveria gjermane duhet të tregojë, se ç´ndikim do të kenë masat e saj dhe avancimi i krizës në buxhetin e shtetit. Ka ardhur koha, për të paraqitur shifra të reja dhe për t´u menduar për të ardhurat më të pakëta të shtetit.

  • Data 07.10.2008
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FVty
  • Data 07.10.2008
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FVty