1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Situatë kritike në jug të Meksikës, mijëra banorë pa strehë nga përmbytjet

Si pasojë e përmbytjeve në jug të Meksikës, deri tani kanë humbur jetën pesë persona.Sipas autoriteteve vendore, katër persona kanë vdekur në shtetin Chiapas, ndërsa një persona ka humbur jetën në Tabasco, ku pjesa më e madhe e qytetit ndodhet nën ujë.
Rreth 800 mijë banorë kanë mbetur pa strehë si pasojë e rreshjeve të dendura dhe përmbytjeve të mëdha.Mijëra njerëz të tjerë kanë qëndruar mbi çatitë e shtëpive në pritje për tu evakuar. Mbi 70 mijë banorë të tjerë kanë kaluar natën nëpër kampet e strehimit të ngritura provizorisht nga forcat e ushtrisë për njerëzit e transportuar me helikopterë dhe varka nga zonat e tyre të banimit.Presidenti Felipe Kalderon e vlerësoi situatën si "shumë kritike".Në shumë zona niveli i ujit ka arritur deri në gjashtë metra.

  • Data 04.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0qZ
  • Data 04.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0qZ