1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Situatë e tensionuar në Serbi para paradës së homoseksualëve

Qeveria serbe është para një dilemë: të mbështesë paradën e homoseksualëve apo ta ndalojë nga frika e trazirave? Pavarësisht disa përmirësimeve ligjore homoseksualët diskriminohen sërish, ankohen aktivistët..

Pride Parade e planifikuar për t'u zhvilluar të dielën në Serbi është burim debatesh. Policia është e shqetësuar për sigurinë, pasi grupe të djathta kanë deklaruar se do të ndalojnë me dhunë paradën e homoseksualëve. Përfaqësues të Kishës Ortodokse serbe madje kanë deklaruar se përmbytjet në fillim të vitit ishin një shenjë ‚paralajmëruese për paradën e homoseksualëve ". Por aktivistët nuk dorëzohen: Organizatorët duan të sigurojnë që parada të zhvillohet në rrugët e Beogradit. Në vitet e fundit parada është ndaluar për shkaqe sigurie, sepse në paradën e vitit 2010 në Gay Pride Parade, homoseksualët dhe lezbiket u sulmuan nga ekstremistët e djathtë.

Pavarëisht shumë premtimeve nga ana e politikanëve situata e homoseksualëve, lezbikeve dhe transseksualëve nuk është përimrësuar aspak, kritikon 25 vjeçari Nikola. "Unë kam frikë se mund të sulmohem. Ofendohem gjithnjë nga njerëzit në rrugë, vetëm sepse dukem ndryshe. Ne jemi qytetarë të dorës së dytë." Ai vjen nga një qyteti i vogël në provincën veriore të Serbisë, Vojvodina. Tani ai jeton në qytetin e Novi Sadit, për shkak se nuk mund të përballonte ofendimet e vazhdueshme ndaj tij dhe familjes së tij.

Sulmohet aktivisti homoseksual gjerman

Në aspektin ligjor ka patur disa përmirësime, thotë Milena Vasić nga organizata Komiteti i të Drejtave të Njeriut në Beograd. "Ndryshimi më i rëndësishëm është në ligjin antidiskriminim: Tani kemi një Komisar për barazinë."

Në vitin 2012 ndryshoi edhe ligji penal: "U njoh koncepti i krimit të urrjetjes. Kjo do të thotë dënim mund të jepet nëse urrejtja ka motiv, besimin fetar, prejardhjen, gjininë apo orientimin seksual."

Pavarësisht përmirësit të ligjeve, situata e homoseksualëve është ende e vështirë në Serbi, thotë deputeti gjerman i të Gjelbërve Volker Beck: "Ata nuk përjetojnë vetëm diskriminim dhe përjashtim, por edhe sulme psikologjike dhe fizike. Kjo i pengon ata të tregojnë në të vërtetë se kush janë ." Prandaj homoseksualët dhe lezbiket atje jetojnë në frikë të vazhdueshme. "Shumë prej tyre duan të largohen nga Serbia, sepse nuk kanë më shpresë se do të ndryshojë diçka", thotë politikani dhe eksperti i të drjetave të njeriut, i cili udhëtoi drejt Beogradit para dy javësh pasi u sulmua dhe u plagos rëndë një aktivist homoseksual gjerman. Për Beck, ky rast është një arsye më shumë që parada duhet të zhvillohet patjetër të dielën.

Massendemo gegen Umzug Homosexueller in Belgrad Serbien

Demonstratë kundër homoseksualëve në Beograd, 10.10.2010

Por këtë vit parada rrezikon të mos zhvillohet jo vetëm për shkak të homofobisë, por edhe një grevë e policisë serbe. Pesë sindikata policësh protesojnë për shkak të rrogave të papaguara dhe kërkojnë që qeveria të anullojë të gjitha aktivitetet e planifikuara për tu zhvilluar në fundjavë. "Kjo duket si një lojë mes përgjegjësve në qeveri dhe sindikatave të policisë. Qeveria gjermane duhet t'i bëjë të ditur Beogradit se po e ndjek këtë situatë dhe kjo do të ketë pasoja në pranimin e saj në BE", kritikon Beck.

Beck do të udhëtojë në Beograd për Pride Parade

Përveç debatit nëse duhet të zhvillohet apo jo një paradë e tillë në Serbi, nuk diskutohen problemet reale të homoseksualëve, lezibikeve dhe transeksualëve. "Në pushtet janë njerëz, të cilët nuk janë të sensibilizuar sa duhet për këtë problem", thotë Dragoslava Barzut nga organizata serbe e homoseksualëve dhe lezbikeve Barzut. Një Pride Parade nuk mund të ndryshonte menjëherë jetën e vështirë të këtyre njerëzve, por nga ana simbolike do të ishte e rëndësishme.

Edhe politkani i gjelbër, Volker Beck thekson se do të jenë në Beograd në fundjavë, pavarësisht faktit nëse do të zhvillohet apo jo parada. "E veçanta e situatës në Serbi është se homofobia agresive mbështetet edhe nga politikanë dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse serbe", kritikon ai. Gjermania dhe BE "duhet t'i bëjnë të qartë Serbisë se të drejtat e homoseksualëve dhe lezbiekve u përkasin vlerave të përbashkëta të famijes europiane."