1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Situatë e qetë në Kosovë - Stefanovic dhe Bogdanovic qëndruan në veri

Aleanca ushtarake e NATO-s ka larguar barrikadat e vëna nga serbët lokalë në veri të Kosovës. Zyrtarë të lartë serb qëndruan ilegalisht në Kosovë. Gjermania kërkon rikthimin në tryezën e bisedimeve

Trupat e Kombeve të Bashkuara dhe Policia e Kosovës

Trupat e Kombeve të Bashkuara dhe Policia e Kosovës

Pas zhvillimeve në javën e fundit, gjëndja në veri të Kosovës është më e qetë. Për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës dhe rrezikimit të njerëzve të pafajshëm e veçanërisht të fëmijëve, ne nuk kemi insistuar të hapim me forcë rrugët e bllokuara, konfirmoi për Dojçe Vele-n zëdhënësi i KFOR-it Hans Dieter Wichter.

KFOR:Thirrje zyrtarëve dhe qytetarëve serb për paqe dhe kthim në normalitet

„Sidoqoftë, të dielën ne kemi hapur një rruge. Sot, kemi larguar tri barrikada të tjera dhe keshtu kemi rikthyer lëvizjen e lirë në një pjesë të mirë. Mirëpo, duhet të jesh shumë i përgatitur për të vlerësuar situatën e vërtetë atje dhe duhet vëzhguar me kujdes për të ditur kur dhe çfarë vendimesh duhet të merren. Gjithsesi, ne dëshirojmë që e tëra të kaloj pa dhunë dhe presim nga të gjithe faktorët relevantë e para se gjithash, nga ana e ushëheqësve serb dhe nga qytetarët serb që të ruajnë paqen, të sillen në mënyrë të duhur dhe t´I kthehen jetës normale”, thotë dr. Wichter, zdhenes i KFOR-it.

Situatë e qetë në veri të Kosovës

Situatë e qetë në veri të Kosovës

Në pjesën veriore të Republikës së Kosovës situata është e qetë, edhe pse tensionet vazhdojnë, ndërsa dy pikëkalimet kufitare ai në Bërnjak të Zubin Potokut dhe ai në Jarinjë të Leposaviqit janë hapur, thotë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

" Janë hapur vetëm për qarkullimin e veturave dhe autobusëve, ndërsa kamionëve transportues akoma iu është e ndaluar hyrja për në Republikën e Kosovës. Policia kufitare dhe doganierët vazhdojnë të jenë prezente në pikëkalimin kufitar në Bernjak”.

Stefanovic dhe Bogdanovic ilegalisht në Kosovë

Shefi i Ekipit Negociator për bisedime me Kosovën Borislav Stefanovic dhe ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdaovic, të dielën u futën në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale; veprim ky, ndaj të cilit Policia e Kosovës paralajmëron masa.

„Paraprakisht, çdo vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës duhet të paralajmërohet. Kjo nuk është bërë nga të dy zyrtarët e lartë serb dhe as nuk është dhënë ndonjë leje për hyrje në Republikën e Kosovës. Prandaj, siç ka deklaruar edhe minsitri i Punëve të Brëndshme, në rast se këta zyrtar do të takohen nga Policia e Kosovës, edhe mund të arrestohen dhe përmes pikëkalimit kufitar të Dheut të Bardhë në Merdare, do të dërgohen prapa për në Republikën e Serbisë“, tha për Dojçe Vele-n Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Zyrtarëve serb ju duhej leja e BE-së për hyrje në Kosovë

Uniformë e Policisë gjermane në Kosovë

Uniformë e Policisë gjermane në Kosovë

Futjen ilegale të dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbise në Kosovë e konfirmon edhe zëdhënësi Vihter, por jo domosdoshmerisht thotë se ata do të arrestohen për thyerje kufiri.

„Ata është dashur të parashtrojnë një leje në BE për të udhëtuar për në Kosovë. Leja është shtruar brënda një kohe të shkurtër dhe për shkak të gjëndjes me rrezikshmëri të lartë dhe tensioneve, nuk ua kanë dhënë. Megjithatë, ata janë futur ilegalisht dhe sot(1.08) sigurisht do të kthehen prapa. Ndërsa BE dhe ne nuk duam të shkaktojmë vështirësi të veçanta që të paralizojmë lëvizjen e lirë të politikanëve, sepse është një rast i jashtëzakonshëm“, thotë për Dojce Vele-n, dr.Vihter.

Ndërkohe presidentja e Kosovës, Atifete Jajaga dhe kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi kanë vizituar njërin nga kampët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Sllatinë dhe kanë shprehur edhe një herë përkushtimin për të lufuar krimin e orgnaizuar dhe kontrabandën.

Gjermania bën thirrje për rikthimin e bisedimeve mes palëve

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Bühler

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Bühler

Për situatën e krijuar në veri vjen një reagim edhe nga ambasada e Repubulikës Federale Gjermane në Kosovë. Ambasadori i sapoemëruar Dr. Ernst Reichel, me anë të një kumtese për media bën thirrje për një rikthim në tryezën e bisedimeve.

“Qeveria Federale mbetet edhe më tej e brengosur për gjendjen në veri të Kosovës dhe dënon çdo përdorim të dhunës. Nëpërmjet dhunës në rrugë nuk ka zgjidhje të qëndrueshme. Ajo mund të gjendet vetëm brenda dialogut. Normalizimi i gjendjes në veri, në veçanti zgjidhja e çështjes së qarkullimit të mallrave, duhet të jetë temë e procesit të dialogut aktual të udhëhequr nga Bashkësia Evropian“.


Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Mimoza Kelmendi