1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sistemi me emrin Berlusconi po lëkundet

Kryetari i Parlamentit Fini ka kërkuar nga kryetari i qeverisë Berlusconi të japë dorëheqjen. Aleatët e dikurshëm janë bërë armiq. E ardhmja politike e Silvio Berlusconit është në rrezik.

default

Nga aleatë në rivalë: Silvio Berlusconi, Gianfranco Fini

"Më mirë të mos i lexoni më gazetat", këshillon kryeministri italian bashkëkombasit e tij, kur gazetat përsëri janë plot sulme kritike ndaj politikës së Silvio Berlusconit. "Stilin e jetës sime nuk kam për ta ndryshuar kurrë", ishte reagimi sfidues i Berlusconit ndaj kritikës për aferën e tij të fundit me një prostitutë. Në televizion rrallë dëgjohen tone kritike ndaj Berlusconit, sepse stacionet private i përkasin atij dhe televizionin publik ai e dominon politikisht si punëdhënësi më i lartë.

Deri tani 74 vjeçari sipërmarrës i mediave dhe prej një kohe të gjatë kryeministër ka qenë i sigurtë se votuesit e tij besnikë mbajnë anën e tij. sidomos gratë shtëpiake dhe burrat me nivel të ulët arsimor e adhurojnë Berlusconi. Ato do të kishin dëshirë të ishin si ai, i vetëbërë miliarder. Sjellja e tij prej maçoje ka sukses.

Silvio Berlusconi NO FLASH

Skandale në jetën private dhe përçarja në koalicionin konservator: Berlusconi në vështirësi

Fini dëshiron një politikë tjetër ekonomike

Kryetari i parlamentit, Gianfranco Fini, mendon se tani është mbushur kupa. Aleati i dikurshëm i Berlusconit është prishur që në verë me idolin e tij dhe është larguar nga grupi parlamentar i qeverisë në parlament. Me lëvizjen e tij Fini, ai përpiqet tani, të rrëzojë Berlusconin. Në një tubim të lëvizjes së tij Fini kërkoi para 10 000 përkrahësve dorëheqjen e kryeministrit, nëqoftëse ky nuk ndërron politikat ekonomike. Gianfranco Finin nuk e pengon shumë jeta private e Berlusconit, por inaktiviteti i tij në fusha kyç të reformave. Ekonomia italiane nuk lëviz nga vendi dhe borxhet e shtetit shtohen. Prej vitesh Berlusconi bën shumë premtime, por zbaton shumë pak në politikë praktike, pohon Fini.

Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi një nga kryeministrat më të suksesshëm italianë

Berlusconi pranon mocionin e votëbesimit

Silvio Berlusconi, matur me kohëzgjatjen e mandatit të tij një nga kryeministrat më të suksesshëm italianë, nuk i ka komentuar publikisht kërkesën e Finit për dorëheqje. Por në rreth të ngushtë, njoftojnë gazetat italiane, ai është tallur, duke thënë që Fini ta provojë mocionin e votëbesimit në parlament. Atëherë do ta shohim. Pa votat e fraksionit të Fini-t koalicioni i Berlusconit nga partia e tij PDL dhe Lega Nord, armiqësore ndaj të huajve, nuk do të ketë shumicën. Në fund të shtatorit ai kapërceu një tjetër votëbesim. Nëqoftëse Berlusconi rrëzohet me të vertetë në parlament, atëherë Presidenti i vendit do të krijonte qeverinë provizore, ose do të shpallte zgjedhjet e reja. Se cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të mundshme parlamentare, është e vështirë të parashikohet. Opozita e majtë është e përçarë pa shpëtim.

Gazeta ditore torineze "La Stampa" përmbledh në titull atmosferën në Itali të hënën (07.11.2010): "Kriza qeveritare është hapur!" do të ketë edhe një luftë të fundit të fortë në mes rivalëve konservatorë Berlusconi dhe Fini, shkruante gazeta milaneze "Corriere della Sera".

Autor: Bernd Riegert/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti