1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sistemi evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut - Juridiksioni dhe qëllimet politike

Krahas sistemit të OKB-së për të drejtat e njeriut në kontinentin evropian, amerikan dhe afrikan ndërkohë janë etabluar instrumentat rajonalë për të drejtat e njeriut. Më i zhvilluari është sistemi evropian

default

Gjykata e Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg

"Jo më Hitler!" dhe "Jo më Auzhvic!" - Mendime të tilla i kanë preokupuar shumë njerëz në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa nisi të konturohej gjithnjë e më shumë ndarja e kontinentit në Lindje dhe në Perëndim, të drejtat e njeriut dukeshin si ura më e rëndësishme midis dy blloqeve.

Në mënyrë të veçantë Këshilli i Evropës - Institucioni i parë ndërkombëtar në Evropë pas luftës - e përcaktoi këtë si një temë prioritare. Në Këshillin e Evropës synimi ishte, që qysh në fillim kjo çështje të organizohej më mirë se në OKB: Në këtë organizatë në fund të vitit 1948 ishte miratuar "Deklarata e të Drejtave të Njeriut" - dokumenti më i rëndësishëm, por jo i detyrueshëm. Këshilli i Evropës iu përgjigj kësaj deklarate në vitin 1953 me "Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut", respektimi i së cilës mbikqyrej fillimisht nga një komision i posaçëm. Në vitin 1959 u themelua Gjykata e Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kjo gjykatë qëndron mbi gjykatat kombëtare.

Në këtë gjykatë individët kanë të drejtë të ngrenë padi në rast se ata nuk fitojnë të drejtën e tyre në nivelin kombëtar. Kjo gjykatë mund të përcaktojë edhe zhdëmtimet për viktimat. Të paktën kështu funksionon teorikisht. Sepse në praktikë ka shumë qeveri evropiane, që ndonjëherë edhe i injorojnë vendimet e Strasburgut. Një fakt ky që e shfrytëzojnë si pretekst organizatat e të drejtave të njeriut për ta kritikuar Gjykatën e Strasburgut si një "tigër prej letre".

Europäischer Gerichtshof entscheidet im Fall Gäfgen

Gjykatësi, Peer Lorenzen, duke shpallur një vendim

Megjithatë: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një sukses, kjo duket që në numrin e padive, që vitet e fundit është i vrullshëm: Vetëm 837 gjykime kishte në vititn 1998 - ndërsa deri në shtator të vitit 2008 u shqiptua vendimi i 10.000. Depozitimi i proceseve u intensifikua pas konfliktit Lindje-Perëndim duke filluar qysh në vitet 90-ë. Për këtë arësye u thjeshtuan disa hapa deri në proces. Ndryshimi më i rëndësishëm është, që individi nuk duhet të kalojë më përmes Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut, por ka të drejtë të paraqesë direkt padinë në gjykatë.

Se sa e rëndësishme është Gjykata Evropiane e të drejtave të Njeriut, këtë e dëshmon edhe procedura e anëtarësimit të vendeve në BE: Së pari BE-ja pyet Këshillin e Evropës, e kësisoj indirekt gjyqtarët e Strasburgut, se si e gjykojnë vendin aspirant. Nëse këta japin dritën e gjelbër, Brukseli e kurorëzon vendin zyrtarisht si kandidat duke nisur bisedimet konkrete për anëtarësimin.

Këshilli i Evropës pra është dëshmuar në përgjithësi si një mbrojtës i suksesshëm i të drejtave të njeriut - jo vetëm sepse ai lufton me përkushtim për këtë temë, por edhe sepse tashmë ai është shndërruar në një organizatë të madhe. Këshilli i Evropës ndonëse prej kohësh mban vulën evropiano-perëndimore, qysh pas rënies së murit të Berlinit numri i anëtarëve ka arritur në 47 vende nga Lindja e Perëndimi. Pothuajse të gjitha shtetet evropiane janë anëtarë në të me përjashtim të Bjellorusisë, që ka statusin e vendit kandidat. Gjithashtu Këshilli i Evropës me Rusinë, Republikat e Kaukazit dhe me Turqinë shtrihet tashmë deri në Azi.

Nga ana tjetër vlen të theksohet, se BE-ja ndonëse angazhohet për të drejtat e njeriut, drejtimin e këtyre çështjeve ia ka lënë në dorë Këshillit të Evropës. Qysh nga fundi i vitit 2000 BE-ja ka një Kartë të të Drejtave të Njeriut, e cila është deri tani e detyrueshme për të gjithë të punësuarit në institucionet e BE-së. Njëkohësisht BE-ja, si kolektiv, është anëtare e Këshillit të Evropës dhe si rrjedhojë ajo i nënshtrohet Gjykatës së të Drejtave të Njeriut. Nëse dikush rastësisht paraqet padinë në tribunalin e BE-së në Luksmeburg, rasti u kalon automatikisht gjyqtarëve të Strasburgut.

  • Data 23.02.2009
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GzVj
  • Data 23.02.2009
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GzVj