1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sistemi bankar në Shqipëri i qëndrueshëm megjithë krizën ekonomike globale

Sistemi bankar në Shqipëri paraqitet i qëndrueshëm ndonëse kriza ekonomike globale vazhdon të ketë ndikimin e saj në ekonomi.

default

Kriza ekonomike globale, e shfaqur në vjeshtën e vitit të kaluar, u perceptua në Shqipëri me dy qëndrime të ndryshme. Institucionet financiare ndërkombëtare dhe ekspertë vendas paralajmëruan se ajo do të prekte edhe Shqipërinë dhe do të ndikonte në rradhë të parë në uljen e rritjes ekonomike. Kurse qeveria e kryemnistrit Berisha mbrojti pikpamjen se vendi nuk do të prekej prej saj, por ekonomia do të vuante pasojat e kësaj krize. Argumenti i saj kryesor për këtë perceptim ishte përfshirja tejet e limituar e ekonomisë së Shqipërisë në ekonominë globale dhe për pasojë ndikimi i saj do të vinte si një reaksion zinxhir meqë pjesën dërrmuese të marrdhënieve ekonomike dhe tregëtare Shqipëria i zhvillon me vendet e BE-së të prekura nga kriza.

Pasojat e krizës janë të pranishme në ekonomi

Ilir Ciko, ekspert në fushën e ekonomisë, pedagog në universitetin "New York" në Tiranë, konstaton se pasojat e krizës janë të pranishme në ekonomi: " Ka një rënie të aktivitetit ekonomik brenda vendit, aktivitet që mbështetet kryesisht në sistemin bankar. Pasojat e krizës janë në rrënjët e ekonomisë shqiptare. Në sektorë të tillë të rëndësishëm të ekonomisë si industria apo eksportet që kanë rënë në masën 20% në krahasim me vitin e kalaur, tregojnë që këta sektorë janë në krizë dhe vendi do t´i ndjejë pasojat e krizës ekonomike globale."

Por ndërkohë sistemi bankar nuk përjeton krizë. Ai është i qëndrueshëm.

" Nëse nuk ndodh ndonjë goditje në sistemin bankar gjithçka do të shkojë në rregull. Po të shikoni nivelin e depozitave të shqiptarëve ato kanë fituar qëndrueshmëri, megjithë rënien që patën gjatë fundit të vitit të kaluar dhe muajt e parë të këtij viti. Por duhet thënë që ato ende nuk e kanë arritur nivelin e filimit të vitit të kaluar, kur kriza nuk ishte shfaqur", thotë Ilir Ciko.

Rifillimi i dhënies së kredive - tregues domethënës i qëndrueshmërisë

Tregues domethënës i qëndrueshmërisë është edhe rifillimii dhënies së kredive për konsumatorët. Duke shprehur opinionin e tij për sistemin e kreditimit, Ilir Ciko thotë: " ai bërë më i kujdesshëm por është më i kontraktuar nga sa ishte kur kriza nuk ishte shfaqur."

Lëkundjet në këmbiminm e euros me monedhën vendase lek-un mund të ketë pasoja negative për konsumatorët, në kushtet kur kredua që ata marrin nga bankat është në Euro.

" Përderisa jetojmë në një vend ku monedha kombëtare është lek-u atëhere kreditë është e mira të merren në lek dhe jo në euro, pasi mund të shfaqen vështirësi për ta shlyer, vështirësi që, ndër të tjera burojnë edhe nga luhatjet dhe paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit euro- lek", thotë Ilir Ciko.

Në Shqipëri nuk ekzistojnë ende mekanizma që ta këshillojnë, mbrojnë dhe orientojnë konsumatorin e shërbimeve financiare që ofrojnë bankat. Ajo që i orienton ata është thjesht mekanizmi funksional i tregut.

" Konsumatorëve të shërbimeve financiare u shërben edhe transparenca, qartësia për funksionimin e mekanizmit të kredive është e rëndësishme. Janë për t´u përmendur disa masa që ka marrë Banka e Shqipërisë për të bërë transparencën e dhënies së kredive nga ana e bankave. Në muajt e parë të këtij viti u duk qartë se pati një rritje të riskut të shlyerjes së kredive në euro për shkak të çvlertësimit të lek-ut krahasuar me euron", vë në dukje eksperti Ilir Ciko.

Shtresat që jetojnë nën nivelin e varfërisë më të prekurat nga kriza

Në kushtet kur efektet e krizës do të jenë të pranishme në Shqipëri, qeverisë së re Berisha - Meta, që pritet të formohet në Tiranë do t´i duhet të projektojë mbështetjen e saj për shtresat që jetojnë nën nivelin e varfërisë, që janë shtresat më të prekura prej saj. Për Ilir Cilon, emergjente në programin e qeverisë së re duhet të jetë riorientimi i politikave sociale në favortë këtyre shtresave." Do të ishte në të mirë të mirë të venditt që qeveria e re, në mënyrë urgjente të riorientojë buxhetin e shtetit për të mbrojtur shtresat më të varfëra të shoqërisë që preken më shumë prej krizës."

Por kjo nuk është e lehtë për t´u realizuar në një kohë kur të ardhurat në buxhetin e shtetit për 6 mujorin e parë të këtij viti rezultojnë të jenë pakësuar me 60 milionë euro për shkak të tejkalimit të shpenzimeve kapitale.

Autore: Ani Ruci

Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 15.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ipmr
  • Data 15.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ipmr