1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sistemi antiraketor: Propozimet amerikane dhe reagimet ruse

SHBA dhe Rusia vazhdojnë debatin mbi sistemin mbrojtës antiraketor amerikan në Evropën Lindore. Takimi i ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov me Kondoleza Rajs megjithatë ishte shpresëdhënës

default

Lavrov dhe Rajs u takuan në Moskë

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të të dyja vendeve dolën para mediave në Moskë të çliruar. Janë arritur përparime në shumë fusha, tha Sergej Lavrov: në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe disa mnarrëveshjeve për çarmatim. Pastaj Lavrov vazhdoi me lajmet e këqija: 'Amerika qëndron pas sistemit të planifikuar të mbrojtjes antiraketore në Evropë. Rusia nuk pajtohet më këtë. Ne propozojmë një alternativë atë të presidentit tonë. Amerikanët nga ana e tyre i kuptojnë shqetësimet tona dhe nga kanë bërë disa propozime konstruktive.

Ndërsa Kondoleza Rajs (Condoleezza Rice) shprehu gëzimin për vlerësimet pozitive të homologut të saj rus: 'Jam e gëzuar që propozimet tona i konsideroni të rëndësishme dhe kuptimplota. Dhe unë gëzohem që ju doni të shfrytëzoni rastin për t'i shqyrtuar saktë këto propozime. Për këtë ne kemi mirëkuptim. Ne i gëzohemi bisedimeve tjera pasi që ju t'i keni analizuar të gjitha', tha Rajs.

Se çfarë përmbajnë propozimet e reja, se sa larg shkojnë ato, për këtë heshtin përfaqësuesit qeveritarë. Spekullohet se amerikanët do t'i ofrojnë oficerëve rus qasje të lirë në stacionin e planifikuar të radarëve në Çeki dhe impiantin raketor në Poloni.

Konsultimet nuk kanë marrë fund

Propozimet, tha Lavrov tregojnë se amerikanët po i marrin seriozisht shqetësimet ruse për sigurinë, duke theksuar se puna do të vazhdojë. Problemet me të cilat duhet të merren edhe presidentët e rinj do të jenë ardhmëria e marrëveshjes për çarmatim Start 1, zgjerimi i mundshëm i NATO-s në Gjeorgji dhe Ukrainë si dhe çështja e Kosovës. Ndërkohë që Rajs u bëri thirrje palëve që të heqin dorë nga dhuna, Lavrov përsëriti edhe njëherë qëndrimin rus.

  • Data 19.03.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRDK
  • Data 19.03.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRDK