1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sistem monitorimi për avionët nga zonat me ebola

Për shkak të kërcënimit të përhapjes globale të epidemisë ebola nga Afrika Perëndimore një sërë shtetesh po forcojnë masat e sigurisë dhe të kontrollit.

Franca dhe Republika Çeke njoftuan se do të forcojnë masat e kontrollit për pasagjerët e avionëve nga zonat me ebola. Në aeroportin e Pragës do të fillojë testimi i pasagjerëve për të përcaktuar nëse udhëtarët janë të infektuar nga virusi ebola. Personeli mjekësor ka marrë urdhër që të kontrollojë temperaturën e trupit të udhëtarëve, tha kryeministri Bohuslav Sobotka. Ministri i Shëndetësisë Svatopluk Nemecek tha se udhëtarëve do t'u kërkohet në të ardhmen që të raportojnë se në cilat vende kanë qëndruar shtatë javët e fundit. Edhe Franca do të kontrollojë pasagjerët që vijnë nga "zonat e prekura", njoftoi zyra e Presidentit në Paris.

Raste të reja infektimi

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) deri tani me ebola janë infektuar pothuajse 9000 vetë . Po ashtu sikurse njoftoi OBSH-ja në Gjenevë numri i të vdekurve është rritur në 4.493. Megjithatë numri i rasteve të paraportuara ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Sëmundja është përhapur tani në shtatë vende. Përveç vendeve më të prekura Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, edhe në Nigeri, Senegal, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanjë.

Sidomos në Liberi situata është tejet e mprehtë, deklaroi OBSH-ja. Aty ka një mospërputhje mes numrit relativisht të ulët që raportohet nga sistemi zyrtar i monitorimit të spitaleve, dhe njoftimeve nga laboratorët dhe personeli i ndihmës së shpejtë mjekësore që flasin për një numër të madh rastesh të reja infektimi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon që deri në dhjetor në Afrikën Perëndimore do të ketë çdo javë nga 5000 deri në 10.000 raste të reja infektimi me virusin ebola.

Sistem monitorimi për avionët nga zonat me ebola

Presidenti François Hollande njoftoi gjatë një videokonference me presidentin e SHBA-së Barack Obama, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin britanik David Cameron dhe kryeministrin italian Matteo Renzi, për planet e Francës për të ngritur një sistem monitorimi për avionët që fluturojnë në zonat e prekura nga ebola. Pjesëmarrësit në bisedë u shprehën për një mobilizim të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur vendet e prekura nga virusi i ebolës.

Masat për luftimin e ebolës duhet të ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë mes Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe vendeve të prekura, tha u njoftua nga Parisi pas bisedës. Hollande njoftoi gjithashtu se Franca do të ndërtojë një qendër shtesë Ebola në Guine. Autoritetet e vendit duhet të jetë për të mbrojtur mbështetjen publike për trajnimin e personelit.