1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Siria injoron ultimatumin e Ligës Arabe - Nuk ka front të bashkuar kundër Assadit

Regjimi sirian injoroi të premten (25.11.) ultimatumin e fundit të Ligës Arabe. Qeveria siriane duhej nënshkruante deri të premten pasdite një protokoll të Ligës, për dërgimin e 500 vëzhguesve.

Protesta në Damask.

Protesta në Damask.

Assad injoroi edhe një ultimatum të Ligës Arabe. Ai nuk respektoi të premten afatin e caktuar gjoja për herë të fundit nga Liga Arabe. Aleanca e shteteve arabe reagoi: por jo duke vënë në zbatim sanksionet me të cilat kishte kërcënuar por përsëri me në zgjatje të afatit, fillimisht deri në mesnatën e të shtunës (26.11.).

Anëtarët e Ligës Arabe në takimin në Rabat të Marokut, 16.11.2011.

Mungon qendrimi unik - Liga Arabe zgjat afatin e ultimatimit ndaj Sirisë.

Nuk ka front të bashkuar kundër Sirisë

Siria sipas një përfaqësuesi të Ligës Arabe ka nevojë për "më shumë informacione". Edhe pse prej kohësh është e qartë se çfarë duan vëllezëritë arabë prej Assad-it: ndaljen e menjëhershme të dhunës kundër popullit të tij, tërheqjen e të gjitha trupave, lirimin e të burgosurve dhe lejimin e vëzhguesëve të huaj dhe gazetarëve. Përndryshe do të hyjnë në fuqi sanksionet arabe: pezullimi i trafikut ajror me Sirinë, ndalimi i bizneseve me bankën shtetërore, bllokimi i llogarive bankare dhe ndalimet e udhëtimit.

Dhuna në Siri vazhdon

Ndërkohë që Assad-i i tërheq për hunde fqinjët e tij, në Siri vazhdojnë të vdesin njerëz të tjerë. Ndërkohë thuhet të jenë më shumë se 3500 vetë, sa kishte konfirmuar OKB. Opozita numëroi të enjten dhe të premten (24./25.11.) mbi 50 viktima, në mesin e tyre edhe shumë ushtarë dhe dezertorë. Rezistenca kundër Asad-it po bëhet gjithnjë e më e dhunshme. Thirrjet për një ndërhyrje po shtohen nga dita në ditë sidomos nga mërgata, si për shembull nga Ashraf al-Moqdad:

"Assadi mund të mundet vetëm ushtarakisht. Me dhunë apo të paktën me kërcënime të qarta".

Turqia, një vend mik i ngushtë dhe partneri më i madh tregtar i Sirisë, duket se është e gatshme për të ndërmarrë veprime ushtarake. Ministri i saj i Jashtëm premton tolerancë zero për Sirinë, dëshiron t'i dalë në krahë Ligës Arabe. Turqia toleron bazat e "Ushtrisë së lirë siriane" në territorin e saj dhe veprimet kundër Assad-it. Por kundër njësive speciale besnike të Assadit rebelët nuk kanë asnjë shans të vërtetë.

Eksperti për Lindjen e Mesme Joseph Kechechian, mendon: "Ata mund të shtypin kryengritjen për muaj të tërë. Ndoshta do të kemi 50 000 të arrestuar dhe vrasjet do të vazhdojnë. Por pushteti në Siri megjithatë nuk po i kontrollon rrugët. Dilema e tyre është që po izolohen edhe më shumë nga bota arabe, refozojnë inciativat e shteteve arabe, por ajo do të ishte e vetmja rrugëdalje e regjimit".

Presidenti sirian Bashar al-Assad

Assad shpreson në mbështetjen e mëtejshme të Rusisë dhe Kinës

Assad ka ende mbështetje nga miq të fuqishëm

Assadit i mbeten prapë miqtë e fuqishëm, mbështetjen e të cilëve e gëzon ende: Rusia dhe Kina, fuqi me të drejtë vetoje në Oranizatën e Kombeve të Bashkuara. Bashkë me Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut ato paralajmërojnë nga një ndërhyrje në Siri. Dhe kur flitet për sanksionet as vendet arabe nuk janë unike.

"E ardhmja e Sirisë nuk është në duart e Turqisë, Jordanisë, Libanit apo Irakut. Ajo është në duart e sirianëve. Ata duhet të vendosin vetë se çfarë duhet të ndodhë më pas. Duket qartë se ata nuk mund të arrijnë më asgjë me këtë udhëheqje të tanishme, ata duan të shkëputen nga e kaluara. Kjo me siguri që do të jetë edhe më përgjakshme se deri tani siç po e sheh edhe vetë regjimi."

Ndërsa në Siri vazhdojnë të shtënat dhe Assadi i lë të presë arabët, televizioni i tij kombëtar tregon turma në Damask dhe qytete të tjera, të cilat protestojnë kundër sanksioneve dhe kritikojnë Ligën Arabe si një vegël të Perëndimit.

Autor: Ulrich Leithold / Esat Ahmeti

Redaktoi: E. Xhani