1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Siria: Gabriel kërkon zgjidhje politike

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel kërkon ruajtjen e qetësisë. Konflikti i Sirirsë është futur në një fazë shumë të rrezkshme. Johnson anulon vizitën në Moskë.

Gabriel e ka quajtur në një intervistë për gazetën gjermane "Bild am Sonntag" ndërhyrjen me gaz kimik si "krimin më të rëndë të luftës" dhe një "akt barbar". Pas këtij sulmi qendron regjimi i Presidentit sirian Baschar al-Assad. "Unë jam i sigurt se për këto krime, heret apo vonë, Assadi do të nxirret para drejtësisë. Assadit i ka kaluar koha."

Të marten si pasojë e sulmeve me gaz kimik janë vrarë në Chan Scheichun më shumë se 80 persona. Qeveria siriane konteston përdorimin e gazit. Ndërsa SHBA në natën e të premtes ka reaguar me sulme ndaj pozicioneve siriane, prej të cilave mendohet se është hedhur gazi kimik. Ishte ky sulmi i parë amerikan kundër ushtrisë siriane. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar para Kongresit se sulmet kanë pasur për objektiv dobësimin e aftësisë së ushtrisë siriane për përdorimin e armëve kimike dhe frikësimin e udhëheqësisë irakiane, që të mos përdorë sërish armë të këtilla.

Ngrihen tensionet SHBA-Rusi

Sjellja e Uashingtonit ka ngritur tensionet edhe mes SHBA dhe Rusisë, sepse Moska është një partner tradicional i Presidentit të Sirisë, Assad. Në një tekst për gazetën "Tagesspiegel", Gabriel shkruan se shumë njerëz janë frikësuar nga një luftë mes fuqive të mëdha. Por ai është i sigurt se një shkallëzim dhe kontlikt të këtillë nuk do të ketë. "Megjithatë ndjenjat e njerëzve janë të drejta - situata në rrafshin ndërkombëtar kaherë nuk ka qenë kaq shqetësuese."

Ministri i Jashtëm gjerman u ankua edhe për shkak të gjendjes diplomatike në botë. "KS i OKB është zhvlerësuar për shkak të sjelljes së disa anëtareve, të cilat bllokojnë të gjitha zgjidhjet." Gabrieli tha se për gjendjen në Siri do të bisedojë me kolegët e tij nga G7.

"Duket ruajtur qetësinë"

Me rëndësi është që "të gjitha palët të ruajnë qetësinë". Pa Rusinë nuk mund të ketë ndonjë zgjidhje të konfliktit. Gabriel u shpreh i bindur se edhe Rusia do të rimendojë qëndrimet e saja. "Nuk mendoj se Rusia tërë kohën do të mbrojë Assadin", thotë Gabriel.

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson e ka anuluar vizitën e tij të parashikuar për ditën e hënë në Moskë. Në një kumtesë ai kritikoi mbështetjen e Assadit nga Rusia. "Zhvillimet në Siri e kanë ndryshuar rrënjësisht gjendjen", thotë Johnson. Moska ka kumtuar se sjellja e minsitrit të Jashtëm britanik është e pakuptushme.

bc/haz/qu (dpa, rtr, afp)