1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Siri: si veprojnë lëndët helmuese luftarake dhe si verifikohen

Që në Siri janë përdorur armë kimike, duket se është e sigurt. Ekspertët dyshojnë për gaz nervor. Por vetëm analizat e gjakut, urinës dhe mostrave të dheut mund të sjellin provat.

Ekspertët nuk dyshojnë më, se në Siri janë përdorur agjentë kimikë. "Fillimisht ka patur supozime, se disa gjëra mund të ishin të sajuara. Por ajo që ne kemi parë, mund të shpjegohet vetëm me pasojat e përdorimit të armëve kimike", thotë Ralf Trapp, që punon si konsulent në fushën e çarmatimit nga armët kimike dhe biologjike. Çështja tani është, se çfarë gazrash helmuese janë përdorur saktësisht? Këtu nuk mund të jemi 100 për qind të sigurtë, thotë toksikologu. Disa nga simptomat, që tregojnë njerëzit, flasin për gaz ngacmues, por shumica e tyre flasin për një gaz nervor. Këtu hyjnë sarina, tabuni dhe VX nga arsenali i pasur i armëve kimike siriane.

Rebelët raportojnë për sulme me agjentë kimikë në rajonin Ghouta

Rebelët raportojnë për sulme me agjentë kimikë në rajonin Ghouta

Këto gaze janë shumë të këqija. Të padukshme dhe pa erë ato barten nëpërmjet ajrit, thithen nga mushkëritë pa e kuptuar. Brenda disa sekondave ata arrijnë në trup përmes frymëmarrjes, lëkurës ose syve. Ata shkaktojnë një dëm të madh në një kohë të shkurtër. Ata nuk shkaktojnë lëndime të jashtme, si plagë, djegie, apo flluska, ndryshe nga gazi mustard.

Transmetimi i impulseve përmes nervave

Gazrat nervore dëmtojnë transmetimin e impulseve ndërmjet qelizave nervore dhe shkaktojë një eksitim të vazhdueshëm dramatik e të rrezikshëm. Këto simptoma tipike të eksitimit të vazhdueshëm sipas "Mjekëve pa Kufij" janë vërejtur tek viktimat në Siri:, si nxjerrje e pakontrolluar e pështymës, sy të përlotur, rrjedhje e hundës, shtërngim i muskujve, mungesë frymëmarjeje, të vjella, humbje ndjenjash, deri në bllokim të frymëmarrjes dhe vdekje. Edhe sasi të vogla të gazit nervor mund të jenë vdekjeprurëse. Mjetet antitoksike veprojnë vetëm, në ato raste kur ato jepen shpejt. Për shembull, atropina. Ky helm i beladonës mund të neutralizojë acetilkolinën e tepërt. Në këtë mënyrë normalizohet gjithnjë e më shumë transmetimi i impulseve.

I mundshëm zbulimi i agjentëve toksikë

Rebelët raportojnë për sulme me agjentë kimikë në rajonin Ghouta

Rebelët raportojnë për sulme me agjentë kimikë në rajonin Ghouta

Se çfarë helmi është përdorur në Siri, mund të zbulohet edhe më vonë pas një kohe më të gjatë. Në rast se inspektorëve të OKB-së u lejohet të hyjnë në zonat e dyshuara për kontaminim. E rëndësishme është, thotë Trapp, të gjendet, nëse ka përreth mbetje të predhave, me të cilat mund të jenë hedhur lëngjet, “sepse ata janë të ndërtuara ndryshe nga raketat e rregullta për lëndë shpëthyese." Pranë kraterit, ku ka rënë predha, mostrat e dheut mund të zbulojnë shumëçka në lidhje me gazin helmues. Edhe pse agjentët e luftës kimike avullojnë shumë shpejt në tokë dhe ujë, produktet tipike, që lëshojnë, janë shumë të qëndrueshme dhe nganjëherë mund të demonstrohen qartë edhe muaj pas një sulmi me gaz, garanton Ralf Trapp në një intervistë me DW.

Se ku ndodhen produktet e shpërbëra, inspektorët mund ta gjejë me pajisje të veçanta zbulimi, që i kanë gjithmonë me vete në kontrollet e tyre. "Ndonjëherë ekipet kanë me vete edhe aparatura analitike", thotë Trapp, që ka punuar 13 vjet për Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike" (OPCW) në Hagë: "Kështu që ata mund të bëjnë analiza shumë të sakta.” Mostrat ekzaminohen edhe një herë në një laborator të posaçëm, për të kryer një identifikim të qartë të substancave.

Gjaku dhe urina zbulojnë agjentët e luftës kimike

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara në Siri (26.08.2013)

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara në Siri (26.08.2013)

Përveç kësaj analizat e gjakut apo urinës zbulojnë shumë në lidhje me sulmin me gaz helmues. "Nëse shkon shumë shpejt te viktimat, mund të marrësh mostrat e urinës. Por në gjak produktet e zbërthyera nga agjentët toksikë qëndrojnë më gjatë", thotë Trapp. Megjithatë mostrat duhet të dërgohen për analiza në laboratorët e specializuar jashtë vendit.

Por Siria nuk ka vetëm gaze nervore. Edhe gazrat mustardë dhe ato irritues bëjnë pjesë në inventarin e ushtrisë siriane.Vendi duhet të ketë arsenalin më të madh të armëve kimike në Lindjen e Mesme, supozojnë ekspertët. Sipas Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) vendi ka më shumë se 1.000 tonë me agjentë kimikë. Siria është një prej shtatë vendeve, që nuk ka nënshkruar Konventën e Armëve Kimike të Kombeve të Bashkuara.