1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Siri: Këshilli i Sigurimit nxjerr një deklaratë të përbashkët

Pas ekseseve të dhunshme të regjimit sirian kundër popullit të vet, Këshilli i Sigurimit të KB ka dënuar qeverinë e Damaskut. Megjithatë kjo deklaratë nuk ka forcën e një rezolute dhe nuk është e detyrueshme.

Një demonstratë e opozitës në Siri

Një demonstratë e opozitës në Siri

Një lojë diplomatike bëri që Këshilli i Sigurimit të dënonte dhunën në Siri, një gjë që mezi po pritej. Libanit, aleat politik i Sirisë iu dha mundësia që të distancohej nga përmbajtja e deklaratës unanime presidenciale, por të jepte megjithatë pëlqimin zyrtar. Deklarata u lexua nga kryetari i Këshillit, indiani Hardeep Singh Puri:

"Këshilli i Sigurimit dënon shkeljen e madhe të të drejtave të njeriut dhe dhunës e regjimit sirian të përdorur kundër popullsisë civile. Këshilli i Sigurimit kërkon dhënien e menjëhershme fund të çdo lloj dhune dhe i kërkon të dyja palëve që të përmbahen dhe të heqin dorë nga masat ndëshkuese."

Për ditë të tëra 15 anëtarët u këshilluan për një qëndrim të përbashkët dhe për formulimin e deklaratës janë bërë ndryshime deri në sekondën e fundit. Duke patur parasysh viktimat që kanë humbur jetën, kryesisht ata të kështjellës së protestës, qytetit Hama, Gjermania kërkoi rifillimin e këshillimeve për gjendjen në Siri. Ambasadori gjerman në KB, Miguel Berger dha se ishte aftësia diplimatike e gjermanëve që bëri që të arrihej në një deklaratë të përbashkët:

"Pranimi unanim i një deklarate në Këshillin e Sigurimit është sukses i madh për politikën e qeverisë gjermane. Ne kemi punuar prej muajsh me katër anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit për t`i dhënë një sinjal të qartë Sirisë. Sot arritëm që të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të bien dakord për deklaratën presidenciale."

Megjithatë, jo të 15 anëtarët e KS e mbështesin në të njëjtën mënyrë deklaratën. Ndërkohë që Kina dhe Rusia e bllokuan nxjerrjen e një rezolute të KS, dhe aprovuan këtë deklaratë të formuluar me butë, Libani shprehu rezerva të mëdha. Dokumenti nuk do të ndihmojë për shuarjen e krizës në Siri. Megjithatë vendet perëndimore e vlerësojnë apelin e KB si sinjal të qartë për Sirinë.

  • Data 04.08.2011
  • Fjalët kyç siri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12BJ8
  • Data 04.08.2011
  • Fjalët kyç siri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12BJ8