1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SIPRI: ulet numri i armëve atomike, rriten rreziqet

Fuqitë bërthamore ndërkohë investojnë shumë para në modernizimin e armëve atomike. Në raportin vjetor studiuesit e SIPRI-t paralajmërojnë nga pasojat e krizës në Ukrainë dhe nga një garë e mundshme armatimesh në Azi.

Numri i kokave atomike shpërthyese po ulet, por bota pa armë bërthamore e sikcuar prej presidentit të SHBA-së Barack Obama pas marrje së postit ende është larg të qenit realitet. Në këtë konkluzion arrihet në raportin vjetor të Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI), i cili në mënyrë të detajuar liston investimet që bëhen për modernizimin e arsenaleve. "Në praktikë ne shohim një botë të armëve të reduktuara, por me arsenale të modernizua atomike", vë në dukje në bisedë për DW drejtuesi i grupit të studiuesve të SIPRI-t Shannon Kile.

Në fillim të vitit 2015 raporti i SIPRI-t përllogariti se ka rreth 15.850 armë atomike në nëntë vende bërthamore: SHBA, Rusi, Britani e Madhe, Francë, Kinë, Indi, Pakistan, Izrael dhe Kore e Veriut. Këto janë rreth 500 koka shpërthyese më pak nga sa ka përllogaritur instituti prestigjoz suedez në vititn 2014.

Pakësimi i këtyre armëve ka të bëjë kryesisht me dy fuqitë e mëdha atomike Rusinë dhe SHBA-në. Të dy këto vende i kanë nxjerrë jashtë përdorimit armët e vjetra dhe që pas fundit të Luftës së Ftohtë i kanë pakësuar në mënyrë masive arsenalet e tyre nëpër depo. Njëkohësisht superfuqitë e dikurshme ndjekin programe të kushtueshme investimesh, për t'i modernizuar sistemet e tyre bërthamore dhe kokat shpërthyese.

Fillimet e një gare armatimi?

Kina si fuqi ushtarake në ekspanion shpenzon gjithashtu shumë para në modernizimin e arsenaleve të veta të armëve atomike. Sipas të dhënave të SIPRI-t numri i armëve kineze nga 250 është rritur në 260 vitin e kaluar.

Një tendencë që ngjall shqetësim studiuesi Kile e vëren në Azinë Jugore, ku India dhe Pakistani po i zgjerojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore. Të dy këto vende i kanë rritur kapacitetet e prodhimit të materialit të ndashëm për armët atomike, e si rrjedhojë madhësia e arsenaleve të tyre "në dhjetë 15 vtitet e ardhëhsme mund të dyfishohet e madje edhe të katërfishohet". Këto zhvillime nga njëra anë e rrisin frikën për një garë të re armatimesh në rajon dhe nga ana tjetër rrisin rrezikun e vënies në përdorim të kokave shpërthyese atomike në konfliktet e armatosura në Azi.

"Nuk është vetëm një garë armatimesh mes Indisë dhe Pakistanit", analizon Oliver Meier, ekspert pranë fondacionit Shkenda dhe Politika. "Edhe Kina është një pjesë e ekuacionit, ndaj ne kemi të bëjmë me një garë treshe armatimesh. Kjo është diçka që deri më sot nuk e kemi njohur."

India dhe Pakistani gjithashtu nuk e kanë nënshkruar deri tani marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore, që përcakton si objektiv kryesor të saj çarmatimin. Për këtë arsye, sipas Meier, bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion ndaj këtyre vendeve, në mënyrë që "të krijohet një dialog për krijimin e besimit si dhe të mundësohet më shumë transparencë lidhur me arsenalet bërthamore".

Rusia dhe Perëndimi

Krahas pasojave rajonale të një gare armatimi në Azinë Jugore ekspertët e sigurisë pranë SIPRI trajtojnë edhe pasojat e krizës në Unkrainë. Aneksimi rus i Krimesë në mars 2014 dhe kryengritja separatiste në Lindje të Ukrainës i ka rënduar marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit si asnjëherë më parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë. "Kriza në Ukrainë padyshim do të ketë pasoja ndaj politikës bërthamore të Moskës", parashikon Meier. "Rusia i kushton sërish rëndësi më të madhe armëve atomike - edhe pse armë atomike me rreze të shkurtër janë stacionuar në Europë."

Sipas studiuesve të SIPRI-t Rusia që nga fillimi i vitit 2014 i ka pakësuar nga 8000 në 7500 arsenalet e armëve bërthamore - SHBA në të njëtën periudhë e kanë ulur nga 7300 në 7260 arsenalin e tyre. Në rapportin vjetor megjithatë tërhiqet vëmendja, se ritmi i zvogëlimit të arsenaleve po ngadalësohet.