1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sipas diplomatëve mëse 100.000 viktima nga cikloni në Birmani

Si është gjendja reale në Birmani pesë ditë pas ciklonit? Cilat janë përmasat faktike të vuajtjes dhe shkatërrimit? Pikërisht për këto pyetje nuk mund të japë askush përgjigje të saktë.

default

Që nga katastrofa kanë gjetur vdekjen më shumë se 22 mijë vetë, sa publikohet zyrtarisht, kjo mësohet prej dëshimtarëve okularë. Numri i hamendësuar i viktimave rritet nga dita në ditë. Pas ciklonit Nargis që përfshiu Biraminë, sipas të dhënave të diplomatëve numri i viktimave është rritur deri në 100.000.


Shari Villarosa, që ushtron funksionin e ambasadores së SHBA në Ranguin i tha televizionit CNN, se ky vlerësim është bërë nga organizatat e pavarura ndërkombëtare. Në sfondin e numrit kaq të madh të viktimave si dhe të disa dhjetra mijë njerëzve që konsiderohen të zhdukur, është e mundur të rritet numri i viktimave.

Hilfe aus Jakarta Hilfgüter nach Myanmar

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës bëjnë fjalë për një lufte për mbijetesë të njerëve në vendin e katastrofës. Qindra mijëra njerëz në deltën e lumit Irradadi duhet të furnizohen urgjentisht me ujë të pijshëm, me ushqime dhe medikamente. Sipas të dhënave të OKB-së nga cikloni kanë mbetur rreth një milionë njerëz të pastrehë. Rreth 5.000 metër katror sipërfaqe toke është përmbytur tha Richard Horsey, koordinatori i ndihmave humanitare të OKB-së: "Praktikisht i gjithë rajoni përgjatë deltës së lumit ndodhet nën ujë. Kjo duket edhe nga pamjet aktuale satelitore. Forcat e shpëtimit ndodhen përballë një sfide të jahstëzakonshme logjistike dhe janë duke u përpjekur që të furnizojnë njerëzit me ndihmat më emergjente."


Gjermania dhe një sërë vendesh i kanë bërë thirrje juntës ushtarake për të lejuar më shumë ndihmë nga jshtë në vend. Shumë nndihma kanë qenë të blllokuara, pasi junta u ka refezuar vizën antarëve të organizatave të huaja humanitare. Gjithashtu punonjësit e këtyre organizatave nuk kanë liri lëvizjeje në Birmani dhe shpërndarja e ndihmës është mjaft e vështirë për ta.


Ekspertja amerikane për ndihma Mala Htun tha në televizion, se junta nuk do të lejojë që të huajt të qarkullojnë lirisht në vend:


"Kush e di se ç´mund të gjesh në këtë vend? Rajonet mund të jenë të minuara dhe ndoshta në Birmani mund të ketë edhe kampe përqëndrimi. Unë besoj, se qeveria ka frikë që organizatat e huaja të ndihmës si dhe gazetarët do të vëzhgojnë në vend dhe do të zbulojnë, se çfarë ndodh vërtetë në Birmaninë e izoluar."


Sipas të dhënave të qeverisë birmaneze në emigracion në Tajlandë në Birmani po rritet indinjata e popullsisë ndaj juntës ushtarake. Nuk përjashtohet përsëritja e protestave si shtatorin e të vitit të kaluar.

  • Data 08.05.2008
  • Autor Musch-Borowska, Bernd/Südostasien (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DwXX
  • Data 08.05.2008
  • Autor Musch-Borowska, Bernd/Südostasien (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DwXX