1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Sipërmarrësi i funeraleve, Fritz Roth

Ta marrësh vdekjen si një pjesë të jetës. Këtë mesazh do të përçojë Fritz Roth. 60 vjeçari është sipërmarrës në ceremonitë e funeraleve dhe duket edhe si prift.

default

60-vjeçari nga zona e Rainlandit Fritz Roth është një njeri i shkueshëm dhe organizimi i funeraleve dhe ceremonieve të varrimit duket sikur është profesion i krijuar apostafat për të. Ai ka mbi 25 vjet që drejton institutin per funerale Pütz-Roth në Bergish Gladbah. Koncepti i tij për ta parë vdekjen dhe pikëllimin si një proces të natyrshëm e ka bërë atë të njohur në të gjithë Gjermaninë. José Ospina-Valencia takoi për ne njeriun, kredoja e të cilit është: „Merre vdekjen sërish personalisht“.

Rreth gjysmë ore zgjat me makinë rruga nga Këlni në Bergisch Gladbach. Pak para se të hysh në qytet në krahun e djathtë sheh një rrugë, që ngjitet në një kodër. Ajo të çon në një vend të pazakontë, në një pyll, i cili në vështrimin e parë ngjan si një park skulpturash. Buste, pllaka varri, lule dhe shatërvane, kjo është pamja e bukur e varrezës së parë private në Gjermani. Themeluesi i saj është Fritz Roth.

Gesichter Deutschlands Porträt FrRoP1

Pylli, parku, oborri përpara ndërtesës së zyrave të institutit funeral të Fritz Roth-it të krijojnë përshtypjen e një hoteli fshati. Sipërfaqja e rregulluar me shumë dashuri dhe kujdes është shprehje e dëshirës së madhe të Fritz Rothit: t'i shoqërojë ata, që mbajnë zi edhe pas kohës së varrimit, t'u japë guxim, që ta kuptojnë vdekjen. Roth flet me një ton të lehtë prej kleriku dhe kjo nuk është rastësi:

„Unë kam jetuar 9 vjet në një manastir holandez dhe isha tepër i vendosur të bëhesha prift. Shumë padre dhe murgj, që ktheheshin nga misionet e kalonin pleqërinë në këtë manastir, ku jetonin deri sa vdisnin. Të vdekurit i mbanin në manastir dhe për të gjithë ne vdekja ishte e kapshme, e prekshme, ditën e varrimit mbahej një meshë e përmortshme dhe pastaj i shoqëronim në grup në varrezë. Ata i varrosnin njerëz, që i njihnin, dhe pas varrimit të pranishmit mblidheshin për të ngrënë së bashku, një gjë e mrekullueshme."

Gesichter Deutschlands Porträt FrRoP2

Fritz Roth, gjithmonë i hapur për ide të reja, nuk donte të jetonte gjithë jetën si prift pa krijuar familje. Pas kohës në manastir ai përfundoi studimet për ekonomi në Këln. Në momentin, që po i afrohej qëllimit të tij të madh për të bërë karrierë në një koncern të madh energjie, vjehrri i bëri një ofertë të papritur. Një mik i vjetër i tij ishte duke kërkuar dikë që të merrte përsipër institutin e tij për shërbime funerale. Vjehrri thuajse ia kishte dhënë mikut të vet përfundimisht fjalën, që dhëndrri do ta merrte përsipër institutin e tij për shërbime funerale. Një fushë tjetër e re në jetën e Fritz Roth-it, të cilin i ati donte ta bënte bujk:

Gesichter Deutschlands Porträt FrRoP3

"Në fakt sipas babait duhet të bëhesha bujk, babai donte një djalë, i cili do të merrte përsipër fermën. Unë isha fëmija i pestë, më në fund djalë pas katër vajzash. Më i vogli dhe djalë i vetëm, sipas babait më mirë se kaq s'kishte ku të shkonte.

Fritz Roth u lind në vitin 1949 në një fermë në Eikamp pranë Bergisch Gladbach. Ai është i martuar dhe ka një djalë, një vajzë dhe një mbesë.

Për Roth-in fëmijët janë shoqëruesit dhe ngushëlluesit më të mirë në raste dhimbjeje dhe vdekjesh. Ata i shfaqin hapur ndenjat e tyre: pa mbaruar së qari: nuk dua të iki mami, kthehen dhe thonë tani dua akullore.

Gesichter Deutschlands Porträt FrRoP4

Por këtë pasdite janë prindërit ata, që sjellin për të varrosur fëmijën e tyre në një arkivol të bërë vetë.

"Jeta është një dhuratë, ne mendojmë se do të jetojmë të paktën 96 vjet. Jo! S'është kështu, idetë tona duhet t'i realizojmë sot, sot mund të ëndërrojmë, sot mund të bëjmë gjëra të çmendura, askush s'e di, nëse këtë mund ta bëjë edhe nesër?

Fritz Roth është i bindur se shoqëria moderne ka nevojë për më tepër spiritualitet. Kredoja e tij: Merre vdekjen sërish personalisht! Po ta pyesësh se ç'mendon me këtë, ai citon një varg nga poezia Memento e poetes gjermano-çifute Mascha Kaléko:

"Vdekjen tënde vetëm e vdes. Vdekjen e të tjerëve duhet ta jetosh."

Autor: Jose Ospina-Valencia/Pandeli Pani

Redaktoi: Mathias von Hein/Angjelina Verbica

WWW Linke

Audio dhe video për temën

  • Data 20.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lvvv
  • Data 20.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lvvv