1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sinjale për shtensionimin e marrëdhënieve me Rusinë - Pritet të rifillojë nga puna këshilli NATO-Rusi

MPJ e SHBA-së, Hillary Clinton, merr pjesë sot në (5.3.) në takimin e Këshillit të NATO-s në Bruksel për të bërë në këtë mënyrë të qartë fillimin e ri në politikën e jashtme amerikane.

MPJ e SHBA-së Hillary Rodham Clinton, MPJ i Britanisë së Madhe David Miliband, majtas, dhe MPJ i Belgjikës Karel De Gucht, gjatë takimit të NATO-s në Bruksel

MPJ e SHBA-së Hillary Rodham Clinton, MPJ i Britanisë së Madhe David Miliband, majtas, dhe MPJ i Belgjikës Karel De Gucht, gjatë takimit të NATO-s në Bruksel

Lufta e presidentit George Bush në Irak bëri që në radhët e NATO-s të kishte qëndrime të ndara dhe i bëri shumë partnerë evropianë të distancoheshin ndaj SHBA. Por edhe në marrëdhëniet me Rusinë qeveria e Bushit pati shpesh probleme me aleatë të rëndësishëm evropianë të NATO-s të cilët dëshironin që ndaj Rusisë të mbahej një qëndrim më i kujdesshëm. Këta dhe natyrisht përfaqësuesit rusë i dëgjuan me kujdes fjalët e zv.presidentit amerikan Joseph Biden në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, i cili tha: "Vitet e kaluara ka pasur një shpërbërje të rrezikshme në marrëdhëniet e Rusisë me anëtarët e aleancës sonë. Si thotë presidenti Obama ka ardhur koha për të një fillim të ri për një rivlerësim të ri në shumë sektorë, në të cilët ne mund dhe duhet të bashkëpunojmë me Rusinë."

Rivlerësim në shumë sektorë

Ministria e Jashtme Clinton do të takohet më dt 6.3. në Gjenevë me MPJ rus Sergej Lavrov. Një gjysmë viti pas luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë edhe vetë ky takim flet për një fillim të ri. Në rast se Uashingtoni dhe Moska do të arrijnë të gjejnë një kompromis në lidhje me çështjen e mbrojtjes ndaj raketave dhe atë të Iranit, ky do të ishte një hap i madh shtensionimi.

Por edhe BE-ja do ta presë znj. Clinton krahëhapur. Pas takimit të saj me znj. Clinton para një jave në Uashington komisarja e BE-së për politikën e jashtme Benita Ferrero-Waldner nuk i kursen lëvdatat: "Ne duhet të bashkëpunojmë sërish më tepër në partneritet, nga sa kemi bërë ndonjë herë. Në nivel multilateral është shumë e rëndësishme, që të kemi një shpirt kooperimi, të cilin e shoh. Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin."

Kooperim i dukshëm

Një shembull konkret për një bashkëpunim diplomatik mes Amerikës dhe Evropës është politika e Lindjes së Mesme. Znj. Clinton u shpreh të martën (3.3.) në Izrael për një shtet palestinez, gjë që kryeministri Benjamin Netanjahu e refuzon.

"Zgjidhja me dy shtete dhe puna në këtë drejtim është e pashmangëshme. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do ta respektonim mendimin e të tjerëve, që e shohin çështjen ndryshe, por nga perspektiva ime dhe perspektiva e qeverisë Obama koha nuk pret."

Ky qëndrim është në një linjë me atë të BE-së. Gjithësesi këtë pozicion mbronte edhe presidenti Bush. Për këtë skeptikët thonë se qeveria e Obamës duhet t'i shoqërojë tani fjalët me vepra.

Autor: Christoph Hasselbach/Pandeli Pani

  • Data 05.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H6AP
  • Data 05.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H6AP