1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sinjale për një krizë të mundshme mes Turqisë dhe Rusisë

Shtyrja në minutën e fundit e vizitës së presidentit rus në Ankara Vladimir Putin, dhe ulja e detyruar e një aeroplani me pasagjerë sirianë nga Moska në Damask tregojnë se në marrëdhëniet mes tyre jo çdo gjë shkon mirë.

Edhe pse nuk ishte deklaruar zyrtarisht, pritej që Putin të vizitonte Turqinë në datë 14 tetor, për një vizitë dy-ditore pune, ku do të merrte pjesë në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit. Në këtë takim Siria ishte në plan të parë të axhendës. Pozicionet e dy vendeve në këtë çështje ndahen dukshëm. Kremlini po i jep mbështetje të plotë presidentit sirian Bashar Al Assad, ndërsa Turqia bën haptazi thirrje për largimin e menjëhershëm të tij.

Pavarësisht kësaj mosmarrëveshjeje, Turqia dhe Rusia po bashkëpunojnë në shumë fusha, që nga energjia bërthamore e deri tek turizmi. Përfitimet tregtare mes dy shteteve parashikohet që të arrijnë deri në 35 miliardë dollarë këtë vit, dhe dy liderët Putin dhe Erdoğan i kanë vënë vetes objektiv që ky fitim të arrijë në 100 miliardë dollarë për vitin 2015.

Symbolbild Atomkraft Russland Türkei

Turqia dhe Rusia bashkëpunojnë në shumë fusha, që nga energjia bërthamore deri tek turizmi

Nga ky këndvështrim duket se të dy vendet janë të dobishëm për njëri-tjetrin, edhe pse çështja siriane ka shkaktuar një krisje të madhe në këtë marrëdhënie. Kur Erdoğan vizitoi Moskën në muajin korrik, ai zbuloi faktin se i kishte bërë një ofertë Putin se çfarë do të ndodhte pasi Assad të linte karrigen e tij, dhe se priste një përgjigje. Është e paqartë nëse Erdoğan ka marrë ose jo një përgjigje rreth kësaj pyetjeje, por së fundmi ai i bëri publikisht thirrje Rusisë që të ndryshonte qëndim ndaj Sirisë.

Përse Rusia po e mbështet me kaq kokëfortësi Asadin?

Pikë së pari, Siria është shteti më i fortë në Lindjen e Mesme, pas së cilës mbahet Rusia. Edhe pse baza e saj e vetme detare në gjithë rajonin Mesdhetar është e vendosur në Siri dhe i shet asaj 1.5 miliardë armë çdo vit, diçka tjetër më e madhe është në lojë për Rusinë. Moska mendon se e ashtuquajtura “Pranvera Arabe”, e cila i dha fund regjimeve në Tunizi, Egjipt dhe Libi, më pas Siri, më vonë mund të përfshijë Iranin dhe si përfundim Rusinë.

Rusia, e cila ka 20 milion qytetarë myslimanë, i frikësohet idesë se islamistë radikalë mund të marrin pushtetin në Siri. Dhe së fundmi, edhe pse mund të duket e palogjikshme, Rusia ndjen një lloj besnikërie përkundrejt Sirisë, siç ishte rasti me ish-liderin serb Sllobodan Milloshevic.

Duke iu rikthyer anulimit të minutës së fundit të vizitës së Putin në Ankara, zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha në një intervistë për të përditshmen ruse “Vedomosti” se kjo erdhi si pasojë e axhendës shumë të ngjeshur të Putin dhe se vizita do të zhvillohet patjetër. Sipas Vedomostit, burime jozyrtare të Kremlinit raportuan se shtyrja e vizitës lidhej mbi të gjitha me Sirinë, sepse lideri rus mendonte se vizita në mes të konfliktit Turqi-Siri, mund të intepretohej ndryshe nga të dy shtetet.

Ein Mann nimmt sich am Donnerstag (04.01.2007) am Zeitungsstand eines Kiosks in Mainz eine türkische Tageszeitung. Dem größten türkischen Medienkonzern Dogan gehören auch in Deutschland Zeitungen und TV-Sender: In Mörfelden-Walldorf bei Frankfurt weihte die Gruppe 2002 ein 25 Millionen Euro teures Verlags- und Druckhaus ein. Seither wird in dem Haus mit «Hürriyet» unter anderen die größte türkische Auslandszeitung produziert. Foto: Frank May dpa/lhe (zu lhe-BLICKPUNKT vom 05.01.2006) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Sipas së përditshmes Hürriyet Daily News në gjuhën angleze, diplomatët turq deklaronin se shtyrja e vizitës vinte si pasojë e burokracive, për shkak se disa dokumente nuk ishin gati për t´u nënshkruar, dhe jo për shkak të konfliktit me Sirinë. Pavarësisht faktit se Turqia është e dobishme për Kremlinin, Rusia gjendet mes dy zjarreve, Turqisë dhe Sirisë, dhe mund të jetë e detyruar të pozicionohet në njërin kamp, nëse ngjarjet përshkallëzohen në nivel ushtarak.

Edhe pse zhvillimet më të fundit shtrihen përreth Sirisë, është me vlerë të përmendet se jo çdo gjë shkon mirë edhe në sektorin energjitik. Rusia mendon se Ankaraja nuk jep mbështetje të plotë për Projektin South Stream, i cili kalon përmes ujërave territoriale turke. Naftësjellësi Samsun-Ceyan i propozuar nga turqit, është ende në pritje të një përgjigjeje nga rusët. Dhe çështja prej 6 miliardë bcm të marrëveshjes për gazin natyror me qeverinë turke, e cila është transferuar në sektorin privat, nuk është finalizuar ende.

Të gjitha këto japin sinjale për një krizë të mundshme mes Turqisë dhe Rusisë, por gjithashtu nuk mund të jetë një surprizë nëse dy armiqtë e Luftës së Ftohtë, të gjejnë një zgjidhje të minutës së fundit.

  • Data 12.10.2012
  • Autor Cenk Baslamis/Elona Elezi
  • Fjalët kyç Putin, Turqi, Siri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Ojq
  • Data 12.10.2012
  • Autor Cenk Baslamis/Elona Elezi
  • Fjalët kyç Putin, Turqi, Siri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Ojq