1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sinjale jo krejt të qarta nga Brukseli - Samiti i BE-së

Bashkimi Evropian nuk ka për detyrë të përcaktojë kush vjen dhe kush ikën nga Egjipti. Këtë tha kancelari austriak Werner Fayman në fillim të samitit të BE-së.

default

Samiti i BE-së

Më qartë u shpreh gjatë hyrjes në ndërtesën e Këshillit në Bruksel kryeministri holandez Mark Rutte: "Ai duhet të largohet tani!" Rutte e kishte fjalën për presidentin egjiptian, Hosni Mubarak. Ky i fundit kishte refuzuar sërish në një intervistë për stacionin amerikan ABC të enjten në mbrëmje, që të largohej nga posti shpejt.

kryeministri holandez Mark Rutte

Kryeministri holandez Mark Rutte

Kancelarja Angela Merkel, nuk reagoi ndaj pyetjeve të reporterëve që prisnin, po dha një deklaratë të parapërgatitur: "Ne kërkojmë dhe presim, që forcat egjiptiane të sigurisë të garantojnë, që në këtë të premte vendimtare të jenë të mundura demonstrata të lira dhe paqësore." Merkel paralajmëroi, se do të flitet për atë se si Bashkimi Evropian mund të jetë partner në kalimin e kontrolluar, për kalimin në rregull, në paqe dhe në mënyrë demokratike në Egjipt, por edhe në Tunizi.

Kryeministri britanik David Cameron tha: "Në rast, se sot përsëriten sulmet brutale të huliganëve të porositur ndaj demonstruesve, regjimi egjiptian do të humbasë edhe besueshmërinë e pakët, që ka mbetur." Deri tani hapat drejt kalimit të pushtetit nuk janë të mjaftueshme, shtoi Cameron

Telefonatë me Suleimanin natën

Ministrja e jashtme e BE-së Catherine Ashton, raportoi për telefonatën e saj me zëvendëspresidentin egjiptian Omar Suleiman gjatë natës. Ajo tha, se i kishte bërë atij thirrje, të fillonte më në fund një dialog kombëtar me opozitën. Suleimani e premtoi këtë dhe do të formojë tri komisione për të nisur bisedimet, tha Ashton. E pyetur nëse Hosni Mubaraku duhet të japë menjëherë dorëheqjen zonja Ashton deklaroi, se nuk është detyrë e saj të japë këtu këshilla. "Këtë duhet ta vendosin qeveria dhe populli egjiptian." Duhet të ketë një kalim të kontrolluar të pushtetit, tha ajo. Njerëzit duhet të kenë sigurinë, se ka një plan, shtoi ajo.

EU Außenminister Treffen 10.05.2010 Catherine Ashton

Catherine Margaret Ashton

27 kerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të këshillohen gjatë drekës për gjendjen në Egjipt dhe në botën arabe. Pas saj pritet deklarata e përbashkët e BE-së. Të enjten ishin shprehur bashkarisht gjashtë shtetet më të mëdha të BE-së.

Autor: Bernd Riegert/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama