1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinjal paralajmërus nga Berlini - kriza e çmimeve problem për sigurinë ndërkombëtare

Iveta Ondruskova7 Korrik 2008

Bashkësia ndërkombëtare duhet të parandalojë ngritjen e çmimeve të ushqimit me qëllim që të sigurojë paqen, thotë kancelarja gjermane Angela Merkel.

https://p.dw.com/p/EXh4
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Në prag të villimit të G-8-tës nga qeveria gjermane u dha alarmi: Kriza e ushqimeve në disa vende mund t'i destabilizojë ato dhe të cënojë demokracinë. Ajo mund të kthehet edhe në një problem për sigurinë ndërkombëtare. Kancelarja Angela Merkel kërkon që me këtë problem të merren seriozisht të gjithë kolegët e vendeve më të zhvilluara industriale: SHBA, Kanadasë, Japonisë, Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Rrezik trazirash të reja

Shkaku për një paralajmërim të këtillë me shkrim në adresën e homologëve është ngritja tepër e lartë e çmimeve të ushqimit. Çmimet janë ngritur në tre vjetët e fundit me 83 përqind. Të paktën 33 vende luftojnë me urinë. Për shkak të mungesës së ushqimit, në vendet më të varfëra janë shënuar dhunë, trazira dhe plaçkitje. Kryeministri i Haitit ka dhënë dorëheqje për shkak të krizës me ushqime. Ekziston mundësia e krizave dhe trazirave të reja.

Indonesien Reis Ernte auf Bali UN FAO Hunger und Biosprit
Edhe çmimi i orizit është rritur. Një punëtore në Indonezi duke tharë orizinFotografi: AP

Merkel mbi krizën: ”Samitit të G-8-tës i paraprin një takim me shtetet afrikane, ku do të bisedohet për ngritjen e çmimit të naftës dhe para së gjithash për çmimet shumë të larta të ushqimeve. ” Kancelarja mendon se mjeti më efikas për luftimin e kësaj dukurie është investimi në bujqësinë e këtyre vendeve. Ne do të këshillohemi se si vendet më të industrializuara mund të ndihmojnë dhe forcojnë bujqësinë e shteteve afrikane, thotë Merkel.

Hapat për të ndaluar galopin e çmimeve

Kancelarja mendon se të domosdoshme janë disa hapa, si rritja e ndihmave emergjente, mundësia më e lehtë që këto vende të sigurojnë ushqime dhe të përballen me thatësirat si dhe kufizimi i eksporteve, si në Indi për shembull. Shkaku kryesor i ngritjes së çmimeve të ushqimit, është ngritja e çmimit të naftës por edhe prodhimi i vajit lubrifikant prej prodhimeve ushqimore.

Çfarë standardesh na duhen për prodhimin e biolubrifikanteve, me qëllim që të mos krijojmë konkurrencën e prodhimeve ushqimore në botë.” Në samitin e G8-tës duhet të miratohet një paketë e masave globale për ushqimin. Kancelarja Merkel thotë se qeveria gjermane ka paraqitur një koncept për zbutjen afatshkurtër të këtij problemi por edhe për një strategji afatgjatë për ngritjen e prodhimit në mbarë botën.