1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Manifestime tradicionale për 1 Majin

dpa,dw1 Maj 2014

Sindikatat gjermane bëjnë thirrje për paga minimale për të gjithë pa përjashtime dhe për pjesëmarrje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

https://p.dw.com/p/1Bs9B
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sindikatat gjermane kishin në qendër të manifestimeve tradicionale për 1 Majin kërkesën që pagat minimale të vlejnë për të gjithë pa përjashtime, sikurse planifikon qeveria gjermane. Për sindikatat përjashtime të tilla janë të pranueshme.

Kryetari i Federatës së Sindikatave Gjermane (DGB) Michael Sommer tha në mitingun qendror të sindikatave gjermane për ditën e 1 Majit të organizuar në Bremen: "Asnjë orë e vetme pune në Gjermani nuk duhet të paguhet me më pak se 8,50 euro." Po ashtu ai kërkoi që të mos ketë përjashtime as për moshën apo gjininë, origjinën apo pozitën shoqërore.

Bremen Kundgebung Deutscher Gewerkschaftsbund 01.05.2014
Fotografi: picture-alliance/dpa

Thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet për Evropën

Sommer u bëri thirrje mijërave pjesëmarrësve në mitingun në Bremen që të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 25 maj dhe të mos lënë që të dominojnë kundërshtarët e Evropës. Ai tha se "nuk u duhet lënë më vend lëvizjeve populiste të djathta dhe atre fashiste në Evropë që të shkatërrojnë idenë e një Evrope paqësore dhe sociale".

Bremen Kundgebung Deutscher Gewerkschaftsbund 01.05.2014
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sipas të hënave të sidikatave në rreth 500 mitingjet e organizuara në Gjermani me rastin e 1 Majit morën pjesë rreth 400.000 vetë.